3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Medresetë e Ballkanit nisin garat e Kuranit

Më të lexuarat

Për herë të parë në Republikës e Kosovës, nën patronazhin e myftiut të Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me organizatën “Rabitas” dhe me Dijanetin e Turqisë po mbahen garat e Kuranit në nivel të medreseve të Ballkanit.

Në këto gara po marrin pjesë medresistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Kroacia, Bullgaria dhe Sanxhaku.

Në fjalën e tij përshëndetëse myftiu i Republikës së Kosovës, mes tjerash potencoi rolin dhe rëndësinë që ka pasur Medreseja në etapat e ndryshme në të cilat ka kaluar Kosova. Ndër tjerash ai foli edhe për rëndësinë e Kuranit në jetën e myslimanit.

Uvejs Hadzi, garues nga Kosova shprehu gëzimin që këto gara po mbahen për herë të parë në Kosovë. “Jam shumë i lumtur që në Kosovë kanë filluar të mbahen këto gara, si dhe ndihem i gëzuar që unë dhe shokët e mi jemi të aftë që të marrim pjesë në këto gara. Shpresoj që mos të jenë të fundit që organizohen në Kosovë. Gjithë garuesve iu dëshiroj sukses dhe le të fitoj më i miri.”

“Është hera e parë që vi në Kosovë dhe në Medrese, mikëpritja këtu ishte shumë e ngrohtë dhe menjëherë kemi formuar shoqëri me garuesit e tjerë”, tha mes tjerash Xhevat Zendeli nga Kroacia.

Zana Shabaj nga Mali i Zi u shpreh e gëzuar që përsëri viziton Medresesë, duke shprehur kënaqësinë që janë pjesëmarrës si Medreseja më e re në Ballkan.

“Është hera e parë që marr pjesë në këso gara dhe është hera e parë që jam në Kosovë. Shoqëria këtu është mjaft e mirë. Kosova kishte organizuar një program shumë të mirë. Do të marrë pjesë në grupin e tre xhuzave përmendsh, i uroj suksese të gjithë garuesve”, tha Alen Bala nga Shqipëria.

Me pjesëmarrje në këto gara do të paraqitet edhe Shkupi i Maqedonisë. Për Jasin Abdullain është hera e parë që viziton Medresenë dhe shprehet i gëzuar që një vend shqiptar i organizon këto gara, se ndihemi si në shtëpinë tonë. Lus Zotin që të kemi suksese të gjithë garuesit.

Këto gara do të zhvillohen në katër kategori dhe do të mbahen deri të dielën në objektin e Medresesë Alaudin në Prishtinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit