-2 C
Pristina
Monday, January 13, 2025

Çelik: Raporti i KE për Turqinë i padrejtë dhe joparimor

Më të lexuarat

Ministri turk për Çështjet e BE-së dhe shefi i negociatave Ankara-Bruksel, Omer Çelik tha se raporti i Komisionit Evropian për Turqinë nuk është i drejt dhe parimor.

Ministri Çelik gjatë një konference për shtyp i bëri një vlerësim raportit të Komisionit të BE-së.

Duke theksuar se raporti në fjalë është larg promovimit të afrimit, ministri Çelik tha se do ti shkruajnë një letër Komisionit për këtë çështje.

Çelik vuri në dukje se Turqia nuk do të lë mënjanë çështjen e kandidatit për anëtarësim në union, ndërsa shtoi se “Ky raport, ku mungon një qasje e drejtë dhe parimore, e akuzon Turqinë për largimin nga vlerat universale. Shprehja e largimit nga vlerat e BE-së është një qasje politike. Ne nuk frikësohemi nga kritikat, por këtu nuk ka drejtësi. Është një raport që ka dalë si rezultat i një pazarllëku të caktuar”.

Ministri Çelik bëri të ditur se në raport vazhdojnë kritikat ndaj Turqisë për çështjen e terrorit dhe tha se “Ata nuk e kuptojnë një gjë, Turqia duke vendosur sigurinë e saj mbron edhe sigurinë e kufirit të Evropës. Në takimet dypalëshe shohim se këtë e kuptojnë, por kjo ndryshon në raport. Bashkimi Evropian është larg të kuptuarit të kërcënimit të organizatës terroriste gyleniste FETO”.

Kryenegociatori Çelik gjithashtu shtoi se hedhin poshtë të gjitha kritikat në lidhje me sistemin presidencial dhe tha se “Duhet të respektohet vendimi i popullit, i cili votoi për këtë sistem më 16 prill 2017”.

Çelik bëri të ditur se vendet evropiane shfaqin standard të dyfishtë ndaj çështjes së terrorit dhe se perëndimorët janë duke bërë dallime mes organizatës separatiste terroriste PKK dhe DAESH-it.

“Turqia përkrahë iniciativat e BE-së për dhënien e perspektivës së zgjerimit vendeve të Ballkanit”, bëri të ditur Çelik dhe shtoi se “Qëndrimi joparimor i BE-së ndaj çështjes së Qipros po vazhdon si zakonisht”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit