3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kryetari i një nëndege të AAK-së: Na e teshi Ramushi, jo jam katolik – shko vlla në Graçanicë

Më të lexuarat

Intervista e fundit e kryeministrit të Kosovës e dhënë për televizionin Beogradas “Happy” TV  ka ngjallur mjaftë reagime. Fillimisht me pjesëmarrjen e tij në të e pastaj edhe për deklaratat e bëra para gazetarit serb, sidomos ato për fenë, përcjell gazetametro.net.

Ndërsa kritka kryeministri përveç personave të tjerë, ka marrë edhe nga anëtarë të subjektit të tij politik.

Bëhet fjalë për Musli Matoshin, kryetar i nëndegës së AAK’së në Vërbicë të Kmetocit, i cili përmes një postimi në rrjetin social facebook ka shprehur mllefin ndaj Haradinajt i cili në intervistën e dhënë tha se ne jemi më shumë katolikë dhe ‘mbiemri ynë ka qenë Gjoka si ju Gjokoviç’.

Matoshi ju ka drejtuar Haradinajt duke i thënë se ‘shko konvertohu në Graçanicë se na lodhe, jo jam myslima jo katolik’.

‘Naj teshi Ramushi, jo jam katolik jo s’jam muslijman, jo kam prejardhje prej familjes Gjukoviç. Po shko në Graçanicë o vlla konvertohu se na lodhe, as nuk prishë punë me u bo krishterë e as nuk ndreqë punë me metë e nejtë me zorë kishe (musliman), amo përnime naj teshe’, ka shkruar Matoshi në postimin e tij.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit