Policia ka parandaluar një vrasje sot rreth orës 8:00 në Kamëz. Shërbimet e Sektorit për Aktet Terroriste dhe Krimeve të Rënda, Sektorit për Operacionalet Speciale dhe Komisariatit të Policisë nr.5, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, duke vlerësuar në kohë informacionet e grumbulluara, parandaluar vrasjen e Nik. M., 43 vjeç, banues në Kamëz. 43-vjeçari ishte vënë në shënjestër nga atentatorët pasi kishin konflikt prej disa muajsh, për motive të dobëta. Forcat e policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: Gëzim Riza Prelaj, 41 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, Besnik Riza Prelaj, 39 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, Agron Riza Prelaj, 37 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, Saimir Riza Prelaj, 31 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz, Xhevahir Ibrahim Hoxha, 27 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Kamëz. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në qendër të Kamzës në rrugë kryesore, brenda në mjetin tip “Benz 200”, me targa Tr 3124 L. Në momentin e arrestimit, këtyre shtetasve ju gjendën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një pistolete TT model 54, krehër me fishekë, dorezë metalike dhe një shkop bejzbolli i mbledhur me gazetë. /ind/kohaislame