ANKARA (AA) – Ministri turk i Mbrojtjes, Nurettin Canikli, ka pritur në një takim në Ankara sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Canikli priti Stoltenbergun në Ministrinë e Mbrojtjes në Ankara, ku ky i fundit, përshëndeti gardën e nderit me fjalët ”merhaba asker” (përshëndetje ushtarë).
Pas ceremonisë së pritjes u mbajt një edhe takim mes delegacioneve.