-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Praga kërkon shpjegime nga autoritetet palestineze

Më të lexuarat

Ministria e Jashtme çeke kërkon nga autoritetet palestineze që të shpjegojnë praninë e armëve të paregjistruara, që janë gjetur javën e kaluar në rezidencën e ambasadorit palestinez në Pragë.

Ministria ka thënë se e konsideron praninë e armëve si “shkelje serioze të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”.

Policia çeke ka gjetur 12 armë të paregjistruara në rezidencë, derisa ka hetuar vdekjen e ambasadorit palestinez, nga një shpërthim që ka ndodhur të mërkurën, teksa ka hapur një sef në shtëpinë e tij.

Mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por vdekja e ambasadorit po hetohet si rast i neglizhencës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit