Në mediat botërore po qarkullon një video e cila tregon oficerët izraelit që hedhin një granatë në drejtim të një çifti palestinez që kishin bebe te vogël në duar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhir në Bregun Perëndimor. Incidenti ndodhi ndërsa cifti me fëmijë po iknin nga shtëpia e tyre, mes një proteste të dhunshme.
Videoja, e marrë nga një grup aktivist për të drejtat e njeriut, tregon momentin kur katër oficerë izraelitë po ecin mbrapa familjes dhe shihet qart momenti kur ata janë duke hedhur granatë, pavarësisht se çifti nuk paraqet asnjë kërcënim.
Incidenti ndodhi të premten, mes protestave që erdhën pasi izraelitët nga vendbanimet e afërta u përpoqën të hynin në fshat.
https://www.facebook.com/NowThisNews/videos/1847463302010452/