Mjekët vullnetarë të Turqisë kanë trajtuar falas 2.500 sirianë që jetojnë në kampe refugjatësh në Siri në kuadër të një projekti të Shoqatës Humanitare Hayrat.
Mjekët vullnetarë të Turqisë kanë trajtuar falas 2.500 sirianë që jetojnë në kampe refugjatësh në Siri në kuadër të një projekti të Shoqatës Humanitare Hayrat.
Në kuadër të projektit “Shërim me Mirësi” të realizuar nga shoqata, një ekip prej 67 personash, duke përfshirë mjekë dhe profesionistë të kujdesit shëndetësor, u kanë ofruar refugjatëve në kampin Mukaveme në qytetin Azez të Halepit në Siri kujdes parësor dhe dytësor më 7 dhe 8 prill.
Gjithashtu, për fëmijët e ekzaminuar janë shpërndarë rroba, këpucë, libra për ngjyrosje, balona, çokollata dhe ëmbëlsira.
Ekipi gjithashtu ka trajtuar fëmijë në kampin Igde, ku kryesisht banojnë turkmenë sirianë. Mjekët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor kanë kryer edhe synetimin e 40 fëmijëve.
Gjithsej 7.000 njerëzve nga të dy kampet u janë ofruar shërbime mjekësore në nëntë degë të ndryshme, tha Hamza Tuğbay Ataman, drejtor i përgjithshëm i shoqatës.
Ai shtoi se janë kryer 173 trajtime dentare dhe janë shpërndarë 6.000 ilaçe. (AA)