-1.6 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

A po i vjen fundi Basharit? – Avionmbajtësja USS Harry Truman niset për në rajonin e Mesdheut

Më të lexuarat

Avionmbajtësja amerikane USS Harry Truman dhe 7 luftanijet e tjera nisen drejt Mesdheut.

Sipas deklaratës së bërë nga Forcat Detare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, avionmbajtësja USS Harry Truman së bashku me luftanijet përcjellëse nisen sot nga porti detar Norfolk në drejtim të zonave 5 dhe 6 të flotës amerikane.

Avionmbajtësja do të shoqërohet nga luftanija kryqëzore me raketa të telekomanduara USS Normandy dhe destrojerët me raketa të telekomanduara USS Arleigh Burke, USS Bulkeley, USS Forrest Sherman dhe USS Farragut.

Destrojerët USS Jason Dunham dhe USS The Sullivans do të bashkohen me grupin më vonë, thuhet në deklaratën e marinës.

Në komunikatë gjithashtu thuhet se grupi i anijeve, me 6,500 marinarë të Komandës së Armatës së Parë Ajrore, do të shoqërohet për një kohë nga fregata gjermane FGS Hessen.

Mobilizimi i avionmbajtëses USS Harry Truman dhe fregatave të tjera në rajon erdhi si reagim i udhëheqjes së ShBA-së ndaj sulmit të dyshuar kimik, për të marrë pjesë në një operacion të mundshëm ndaj regjimit të Bashar Esadit.

Në deklaratën e bërë nga marina e ShBA-së mbrohet qëndrimi se ky është një dislokim i planifikuar.

Grupi i luftanijeve USS Harry Truman në vitin 2016 ishte dislokuar në rajonin e Mesdheut në kuadër të luftës kundër organizatës terroriste DAESH.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit