2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Fshesa në policinë turke: Largohen 350 zyrtarë

Më të lexuarat

Autoritetet turke mbrëmë kanëshkarkuar më shumë se 350 zyrtarë policie në Ankara, në kuadër të operacionit të gjërë kundër korrupsionit.

Sipas agjencive turke, janë ndërruar nga detyra dhe janë shkarkuar zyrtarë të lartë dhe shefa të njësive kundër krimit të organizuar dhe kriminalitetit digjital.

Në Turqi po vazhdojnë hetimet e gjëra kundër korrupsionit, ku janë arrestuar dhjetëra veta, ndërsa kjo ndikoi edhe në dorëheqjen e ministrave të kabinetit qeveritar të kryeministrit Erdogan.

Ky i fundit theksoi se këto zhvillime kanë të bëjnë me një operacion të ndyrë dhe të tmerrshëm kundër Qeverisë së tij. Ndërkohë, kanë vazhduar akoma protestat e dhunshme dhe thirrjet për revolucion nëpër rrugët e Ankarasë dhe Stambollit. (INA)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit