14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Misioni i fesë nuk janë festat!

Më të lexuarat

Nga Denis Dyrnjaja

Pak javë më parë bektashinjtë kremtuan një ndër festat më të rëndësishme për ta, një javë më parë besimtarët katolikë festuan pashkët, këtë javë është rradha e ortodoksëve të kremtojnë e gëzojnë e pas pak kohësh do të jetë rradha e myslimanëve.

Ajo që të preokupon nuk është fakti që këto komunitete fetare festojnë, por fakti që janë kaq të konservuar në vetvete, me rituale standarde që u shërbejnë vetëm idhëtarëve. Asnjë mesazh publik për familjen, për rreziqet që i “kanosen” asaj nga fenomene dhe probleme sociale, më i spikaturi këto kohë për nocionin e marrëdhënieve brenda së njëjtës gjini (gay e LGBTI).

Një lloj mefshtësie e pakuptueshme. A kanë vlerë predikimet pa adresuar në qendër të tyre vlerat themelore të familjes, forcën e saj, burimin themelor që buron prej lidhjes së një burri dhe një gruaje krijimin e jetës së re dhe sigurisë së të ardhmes dhe vlerave njerëzore. Po mblidhuni o priftërinj e hoxhallarët e dilni bashkë në një qëndrim publik për familjen, rëndësinë dhe vlerat e saj. Dilni nga minaret e kubetë e përshtatuni me kohën dhe realitetet sociale. Njerëzit që iu ndjekin dhe shoqëria ka nevojë për orientim. Dilni e flisni kundër drogës e krimit me një qëndrim të unifikuar dhe mos rrini e shihni se si shoqëria po shkrin si qirinjtë para syve tuaj e para syve tanë.

Lagjet e shkollat gëlojnë nga hashashi dhe të rinjtë që janë “dru” tërë ditën e ditës. E kujt i duhen qokat tuaja të festave dhe fotot e kronikat me vizita politikanësh që predikojnë si një rast unik harmoninë fetare. Harmonia fetare është një hipokrizi është një hiç nëse nuk vihet në funksion të familjes, shoqërisë dhe sigurisht edhe të Shqipërisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit