ANKARA (AA) – Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın deklaroi se “Turqia ka distribuuar ndihma humanitare në Siri në vlerë prej 630 milionë dollarë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Kalın: Operacioni “Dega e Ullirit” do të vazhdojë deri në pastrimin e plotë të rajonit të përfshirë në operacion nga prania e terroristëve.
– Operacioni në Kosovë, i kryer në komunikim me autoritetet e Kosovës
“Ne nuk kemi kryer asnjë vepër jashtëlgjore në luftën kundër FETO-s. Rasti i fundit në Kosovë është akt që u realizua në komunikim me autoritetet e Kosovës. Është akt që u realizua në kuadër të marrëveshjes për ekstradim të fajtorëve”, tha Kalın.