5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Bozdağ: Operacioni i shërbimit sekret Turk në Kosovë është sukses i madh

Më të lexuarat

ANKARA (AA) – Zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdağ, tha se Agjencia Turke e Inteligjencës (MIT) deri më sot ka kapur dhe sjellur 80 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO nga 18 shtete në Turqi, ndërsa e cilësoi si sukses të madh operacionin në Kosovë gjatë të cilit në Turqi u ekstraduan gjashtë pjesëtarë të lartë të organizatës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këto komente zv/kryeministri turk i bëri në një program televiziv, në të cilin ai foli rreth zhvillimeve të fundit.

“Në kuadër të operacioneve jashtë vendit, MIT i ka shkaktuar goditje të madhe FETO-s. Ajo që ndodhi në Kosovë ishte një sukses i madh”, tha Bozdağ.

Ai foli edhe në lidhje me pastrimin e Afrinit nga terroristët në kuadër të operacionit antiterrorist “Dega e Ullirit”.

“Ashtu siç u pastrua Afrini nga organizatat terroriste YPG/PYD, tani edhe Tel Rifati do të pastrohet. Edhe atje kemi ardhur drejt fundit”, deklaroi Bozdağ.

Ndërkaq, duke folur në rreth deklaratës së përbashkët Turqi-Rusi-Iran pas samitit të djeshëm trepalësh në Ankara, Bozdağ tha: “Ne nuk do të lejojmë ndarjen e tokave dhe unitetit të Sirisë. Nuk do të lejojmë ndryshim të bazuar në sektarianizëm në Siri. Kjo është tejet e rëndësishme dhe tregon se të dy shtetet kanë përvetësuar argumentin e mbrojtur deri më sot nga Turqia”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit