14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kuriozitete/ Ja kush janë 10 njerëzit më të pasur në botë nga antikiteti deri më sot

Më të lexuarat

Kush kishte më shumë para, John Rockefeller apo Xhengis Khani? Është një pyetje e thjeshtë por me përgjigje të vështirë. Kjo radhitje e njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave është bazuar në disa orë intervistash me ekonomistë e historianë akademikë, shkruan revista TIME. Ishte e vështirë të bëje një listë të tillë, duke krahasuar pasuritë e njerëzve të ndryshëm në kohë e sisteme ekonomike të ndryshme.

Vendi: Perandoria Mongole

Pasuria: Shumë tokë, jo shumë gjëra të tjera

Xhengis Khan është padyshim një nga udhëheqësit ushtarakë më të suksesshëm të të gjitha kohërave. Si lider i Perandorisë Mongole, që në kulmin e saj shtrihej nga Kina në Europë, ai kontrollonte perandorinë më të madhe të historisë. Megjithatë, pavarësisht pushtetit të tij të madh, dijetarët thotë se Çengis kurrë nuk e kursente pasurinë. Përkundrazi, bujaria i tij ishte çelësi i ndikimit e suksesit. “Një nga bazat e suksesit të tij ishte ndarja e plaçkave me ushtarët dhe komandantët e tij” thotë Morris Rosasabi, profesor i shquar i historisë në Kolegjin Cuny’s Queens. Autori i librit “Xhengis Han dhe Bota Moderne”, Jack Weatherford, shpjegon se të gjitha sendet e marra nga një zonë e pushtuar, u ndaheshin ushtarëve dhe familjeve të tyre. “Ai nuk ndërtoi pallat për veten apo familjen e tij, asnjë tempull, asnjë varr, madje as një shtëpi”, thotë Weatherford. “Ai pati një vdekje si njeri normal, e më pas u dogj”.

9. Bill Gates (1955-…)

bill11

Vendi: SHBA

Pasuria: 78.9 miliardë dollarë

Si personi më i pasur në botë që akoma jeton, pasuria e Bill Gates është e lehtë për t’u përcaktuar. Këtë vit, revista Forbes e vlerëson vlerën neto të pasurisë së themeluesit të Microsoft në 78,9 miliard dollarë. Janë 8 miliardë më shumë se bashkëthemeluesi i ZARA-s, Amancio Ortega, personi i dytë më i pasur në botë.

8. Alan Rufus (Alan i Kuq) (1040–1093)

Vendi: Angli

Pasuria: 194 miliardë dollarë

Nipi i William Pushtuesit, Rufus iu bashkua xhaxhait të tij në pushtimin norman. Ai vdiq me 11 mijë paund, sipas Philip Beresford dhe Bill Rubinstein, autorët e librit “Më të pasurit e të pasurve”. Ata zotëronin 7% të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të Anglisë në atë kohë. Sot kjo pasuri do të ishte 194 miliardë dollarë.

b11

7. John D. Rockefeller 1839–1937

Vendi: SHBA

Pasuria: 341 miliardë dollarë

Rockefeller filloi të investonte në industrinë e naftës në vitin 1863 dhe në vitin 1880, kompania e tij Standard Oil kontrollonte 90% të prodhimit të naftës në Amerikë. Sipas New York Times, Rockefeller kishte një pasuri që ishte ekuivalente me pothuajse 2% të prodhimit ekonomik amerikan. Kjo pasuri sot do të shkonte në 341 miliardë dollarë.

b22

6. Andrew Carnegie (1835–1919)

Vendi: SHBA

Pasuria: 372 miliardë dollarë

Rockefller ka qenë kryefjala e shtypit, por Andrew Carnegie mund të jetë amerikani më i pasur i të gjitha kohërave. Emigranti skocez shiti kompaninë e tij US Steell tek J.P. Morgan për 480 milionë dollarë në vitin 1901. Kjo shumë mendohet të ishte sa 2.1 % e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto të Shteteve të Bashkuara duke i dhënë një pasuri ekonomike Carnegie-së, që sot do të ishte ekuivalente me 372 miliardë dollarë.

b33

5. Josif Stalin (1878–1953)

Vendi: Bashkimi Sovjetik

Pasuria: Kontrolli i të gjithë vendit me 9.6% GDP globale

sta

Stalini është një figurë e pazakontë në historinë moderne ekonomike: një diktator me pushtet absolut që kontrollonte një nga ekonomitë më të mëdha në botë. Ndërsa është virtualisht e pamundur të ndash pasurinë e Stalinit nga pasuria e Bashkimit Sovjetik, kombinimi i tij unik i ekonomisë dhe kontrollit total të Bashkimit Sovjetik, shtynë shumë ekonomistë ta nominonin atë si një prej njerëzve më të pasur të të gjitha kohërave. Është e lehtë të besosh logjikën e tyre. Të dhënat nga OECD tregojnë se në vitin 1950, tre vjet pas vdekjes së Stalinit, Bashkimi Sovjetik përfshinte afro 9.5% të prodhimit global ekonomik. Në kohën tonë ky nivel prodhimi do të ishte i barabartë me 7.5 trilion dollarë. Ndërsa këto para nuk i përkisnin Stalinit drejtpërdrejt, ai kishte aftësinë të menaxhonte fuqinë ekonomike sovjetike si të donte. “Ai kishte pushtet absolut, dhe me pushtetin e tij mund të kishte çfarë të donte”. Kontrollonte 1/6 e sipërfaqes së Tokës. Megjithatë nuk është e sigurt nëse duhet ta konsiderojmë atë si një nga njerëzit më të pasur të të gjitha kohërave sepse në të vërtetë nuk ishte pasuria e tij, por e vendit të tij. Por prapëseprapë vështirë se mund ta lësh atë jashtë listës.

4. Akbar I (1542–1605)

akaa

Vendi: Indi

Pasuria: Udhëhiqte perandorinë me 25% të GDP-së globale

Perandori më i madh i dinastisë indiane, Akbari kontrollonte një perandori që përfshinte ¼ të prodhimit ekonomik global. GDP-ja e Indisë ishte e krahasueshme me pasurinë e Anglisë Elizabetiane, por me një jetesë ekstravagante që e tejkalonte atë të shoqërisë europiane. Pohimi se klasa elitare e Indisë ishte më e pasur se homologet e saj në perëndim është mbështetur edhe nga të dhënat e ekonomistit Branko Milanovic, kërkimet e të cilit tregojnë se Dinastia Mugal ishte një nga perandoritë më efektive të të gjitha kohërave që nxirrte pasuri nga popullsia.

3. Perandori Shenzong (1048–1085)

Vendi: Kinë

Pasuria: Udhëhiqte perandorinë me 25-30% të GDP-së globale

Dinastia kineze Song (960-1279) ishte një nga perandoritë më të fuqishme ekonomikisht të të gjitha kohërave. Sipas profesor Ronald Eduards, një historian kinez ekonomie, tha se vendoi përfshinte mes 25-30% të prodhimit ekonomik botëror gjatë kulmit të saj. Pasuria e perandorisë erdhi nga inavocionet teknologjike dhe aftësia ekstreme në mbledhjen e taksave, gjë për të cilën Eduards thotë se ishte qindra vjet përpara qeverive europiane. Profesori gjithashtu theksoi se qeveria e Perandorisë Song ishte e centralizuar, që do të thoshte se perandori kishte kontrollin më të madh në perandori.

ggg

2. Cezar Augusti (63 para erës sonë –14 pas erës sonë)

eee

Vendi: Romë

Pasuria: 4.6 trilionë dollarë

Nuk ishte vetëm Cezar Augusti në krye të perandorisë që përfshinte 25-30% të prodhimit ekonomik botëror, por sipas profesorit të historisë në Stanfod, Ian Morris, Augusti në një moment kishte pasuri personale të barabartë me 1/5 e ekonomisë së perandorisë së tij. Sot ajo pasuri do të ishte ekuivalente me 4.6 trilion dollarë. “Për ca kohë,” tha Morris, “Augusti zotëronte të gjithë Egjiptin”.

1. Mansa Musa (1280–1337)

mansaaa

Vendi: Mali

Pasuria: Aq i pasur sa vështirë ta përshkruash

Mansa Musa, mbreti i Timbuktu, shpesh përmendet si personi më i pasur i historisë. Sipas profesorit të historisë Richard Smith, mbretëria afrikano-perëndimore e Musa-s ishte me shumë gjasa prodhuesja më e madhe e arit në botë, në një kohë kur kërkesa për arin ishte shumë e madhe. Nuk mund t’i caktoje një shifër pasurisë së Musas. Regjistrimet janë të pakta, në mos inekzistente, dhe burimet bashkëkohore e përshkruajnë pasurinë e mbretit si diçka e papërshkrueshme dhe e pamundur. Disa tregime të pelegrinazhit të tij të famshëm në Mekë, gjatë të cilit shpenzimet e tij ishin aq të mëdha sa e futën në krizë monedhën egjiptiane të asaj kohe, thonë se ai përdorte dhjetëra deve që mbanin qindra kilogramë ar. Të tjerë thonë se ushtria e Musas përbëhej nga 200 mijë burra, përfshi 40 mijë harkëtarë, shifra të cilat edhe superfuqitë moderne do të kishin vështirësi t’i nxirrnin në betejë. Një profesor historie nga Universiteti i Miçiganit, Rudolph Ware, thotë se pasuria e Musas ishte aq e madhe sa njerëzit ‘luftonin’ për ta vlerësuar atë. “Nuk ka fjalë që e përshkruajnë pasurinë e tij. Ekzistojnë piktura të tij, të ulur në një fron të artë, duke mbajtur një filxhan ari, me një kurorë të artë mbi kokë. Kur askush nuk mund t’i vërë emër pasurisë tuaj, atëherë po që jeni të pasur./ TiranaObserver.al

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit