Lufta civile në Siri ka lënë prapa rreth 3 vite.
Faturën e konfliktit që u ka marrë më shumë se 130 mijë jetë e paguajnë civilët e pafajshëm.
Populli po kalon ditë shumë të vështira në Siri, vend ku niveli i mirëqenies ekonomike është përgjysmuar, të ardhurat nga shitja e hidrokarbureve janë ndërprerë.
Buxheti që ka caktuar Siria për vitin 2014 është 9 miliardë e 800 milionë dollarë. Dhe shumica e këtij buxheti nuk do të harxhohet për civilët që presin ndihma, por për të blerë armë e municion.
Kombet e Bashkuara bëjnë të ditur se në Siri 7 milionë njerëz jetojnë në nivelin e varfërisë, ndërsa 4 milionë e 500 mijë jetojnë nën kufirin e varfërisë./trt/kohaislame