Një burrë 75-vjeçar në fshatin Borie të Kukësit ka vrarë me sëpatë gruan e tij, mbrëmjen e së mërkurës. Më pas, autori, i quajtur Adem Tale, është larguar nga banesa. Policia po bën krehjen e zonës për të kapur autorin.
Policia e Kukësit tha se ngjarja ka ndodhur në orën 23:16 të datës 4 prill në Borje. A.T., 75 vjeç, dyshohet se në banesë ka vrarë me mjete të forta, bashkëshorten e tij Z.T, 68 vjeçe. I dyshuari A.T. pasi ka kryer krimin është larguar dhe nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.