-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Ata që ankohen për deportimin e gylenistëve janë të gjithë pjesë e rrjetit të përfituesve nga FETO

Më të lexuarat

Ata që ankohen për deportimin e gylenistëve janë të gjithë pjesë e rrjetit të përfituesve financiar të Fetullah Gylen dhe mercenar politik, medial dhe të shoqërisë civile të paguar po nga FETO.

Rrjeti dhe metodologjia e Fetullah Gylen për të shtrirë ndikimin dhe kapur pushtetin përfshin dy lloj metodash:

  1. Të krijoj njerëzit e tij në çdo fushë të ndikimit, ky formim përfshin edukimin dhe zhvillimin e njerëzve nga xhamitë, shoqatat, shkollat dhe studimet etj. por edhe
  2. Të “blejë” të gatshëm njerëz që kanë pozitë, pushtet dhe influencë, kjo metodë përdoret aty ku nuk gjen tokë fertile për të parën, apo ku suksesi synohet të jetë i përshpejtuar.

Në Kosovë për shkak të traditës së fortë në strukturat e Bashkësisë Islame, në media, shoqëri civile dhe politikë, Gylenistët u fokusuan shumë edhe në metodën e dytë, ky fokus ishte vetëm për ta shkaktuar ndryshimin ngase edhe në metodën e parë vazhduan punën me intensitet të lartë por pa suksesin e dëshiruar.

Biznesmenët e mëdhenj të Kosovës, politikanët dhe personalitetet e ndryshme të shoqërisë civile që sot po ankohen për deportimin e 6 gylenistëve janë pjesë e rrethit të interesit dhe influencës së përbashkët që ka rrjeti i Gylenit në Kosovë. Rrjet i përbërë nga njerëz “të blerë” të cilët nuk i lidh asnjë lloj vlere, besimi, e as bindje fetare që ka Fetullah Gyleni. Vlerat dhe bindjet fetare, apo ideologjike të të gjithë ankuesve lehtë mund të verifikohen.

Ajo që Hashimi e përmendi në intervistën e tij, se deportime të ngjashme kanë ndodhur shumë edhe më herët por shqetësimet dhe reagimet nuk kanë qenë të tilla, është e vërtetë, institucionet e sigurisë dhe inteligjencës kanë depërtuar shumë figura, kanë arrestuar dhe u kanë refuzuar hyrjen dhjetëra e qindra personaliteteve dhe personave të ndryshëm. Shumica e tyre kanë qenë njerëz të botës islame. Por edhe pse të gjithë kanë qenë në dijeni se këto veprime institucionet e sipërpërmendura i kanë ndërmarrë pa procese gjyqësore, asnjëherë nuk kanë reaguar as faktori politik (pozitë/opozitë), as shoqëria civile as mediat e afërta me pushtetin edhe pse e kanë ditur, asnjëherë nuk kanë reaguar.

Ja një pjesë e skemës së aleatëve të FETO-s:

  1. Gylenistët përmes “Institucionet Arsimore Gylistan”, pjesë e të cilit është edhe kolegji “Mehmet Akif” ju kanë ofruar shkollim falas shumicës së fëmijëve të elitës politike të nivelit qendror dhe lokal, poashtu edhe personaliteteve të shquara të shoqërisë civile dhe mediave. E habitshme është se edhe fëmijët e biznesmenëve më me ndikim në Kosovë i kanë përfunduar shkollimet ose vazhdojnë t’i vijojnë pa pagesë (me bursa herë të hapura e herë të fshehta, ku kolegji ua kthente paratë si dhuratë për kontributin që baballarët po jepnin për fondacionin) në këtë institucion. Janë ajo kategori e biznesmenëve që janë të lidhur me pushtetin dhe që përcaktojnë agjendat politike dhe ekonomike të qeverive të Kosovës. Duke pasur parasysh se kostoja financiare e shkollimit në këto institucione ka variuar nga diku 3000-5000EUR për vit, imagjinoni se cila ka qenë vlera financiare që familjet e politikanëve, atyre të SHC, të mediave dhe të bizneseve kanë mundur të përfitojnë nëse një fëmijë ka vijuar nga 3-12 vite shkollë në këto institucione.
    1. Ajo që dihet është se ky institucion i ka vendosur kamera pa dijeninë e fëmijëve në çdo hapësirë, madje edhe në tualete edhe në dhomat e konvikteve. Gjirimi i sjelljeve intime, dhunës, skandaleve dhe vandalizmave të nxënësve ka qenë proces i vazhdueshëm. Ato asnjëherë nuk janë raportuar, madje sipas dëshmitarëve ato nuk raportoheshin as në institucione të sigurisë. Kjo më pas përdorej për t’i shantazhuar prindërit ose nxënësit bashkë me prindërit. Kjo është edhe arsyeja që qoj edhe Agjencionin për mbrojtjen e të dhënave personale që t’i bëj padi këtij institucioni dhe ta dënojë Gjykata Themelore në Prishtinë.

Hashim Thaqi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Enver Hoxhaj, Ahmet Shala, Agim Çeku, Ferid Agani, Shukri Buja, Hykmete Bajrami, Devollët dhe Kryetarët e shumë komunave i kanë fëmijët në shkollim në këto institucione ose i kanë përfunduar. Për shkak të privatësisë së fëmijëve nuk i shfaqim të gjithë emrat, por për këtë i ftojmë mediat që të interesohen se cilët fëmijë të politikanëve, mediave, shoqërisë civile dhe bizneseve vijojnë ose kanë vijuar mësimet në këtë institucion, në këtë mënyrë kuptohet e tërë skema.

Bizneset turke në Kosovë janë të ndryshme, një pjesë e madhe e tyre janë të kapura nga grupi FETO, nga këto biznese kanë përfituar partitë politike dhe politikanë të caktuar. Këto biznese bëjnë evazion fiskal enorm (me dijeninë e zyrtarëve të korruptuar), bëjnë pastrim parash dhe gjithashtu janë financues të skemës së FETO-s në vend, rajon dhe botë.

Nga momenti kur dështoi puçi i FETO-s në Turqi, biznese të panumërta të grupit FETO kanë zbarkuar në Kosovë dhe nga kapitali i tyre ka përfituar skema e lidhur me pushtetin.

Bizneset e lidhura me Berat Buzhalën dhe kolegët e tij, kishin fituar shumicën e kontratave në ofrim të “shërbimeve” milionëshe për bizneset në Kosovë dhe në Shqipëri të lidhura me grupin FETO. Grupi KOHA dhe Gazeta Express qysh në vigjiliet e tyre kishin pranuar mbështetje të madhe financiare nga grupi i FETO-së dhe si mercenar mediatik kanë promovuar agjendën e FETOS. Përtej këtyre mediave, shumë media të tjera dhe OJQ të klasifikuara si satelitë të Fondacionit Soros ndajnë të njejtën agjendë.

Madje ju kujtohet që sapo nisi puçi ushtarak i FETO-s, Berat Buzhala i Express ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës t’i bashkohen ushtrisë (puçistëve), nuk është rastësi që edhe tash grupi KOHA dhe Express janë prej instrumenteve kryesore që bëjnë zhurmë.

Ndërsa agjenda anti-turke, agjenda anti vlerave islame të qeverisë/partisë së Erdogan dhe agjenda anti-forcimit të rolit të Turqisë në botë bashkon armiq të ndryshëm të Turqisë.

Mund ta lexoni artikullin që ne kishim nxjerrë në vitin 2015 e cili shpalos shumë fakte ndërlidhëse:

Strukturimi i Lëvizjes së Fethullah Gylenit në Kosovë

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit