Aktori i njohur serb Sergej Trifunoviç katërbuar opinionin në Serbi teksa i ka drejtuar publikisht Kosovës një lutje: A mund ta mbani aty një kafshë si Gjuriç?
Për ca më keq për të irrituarit, kjo lutje kaq poshtëruese për zyrtarin e lartë të Serbisë është shkruarnë gjuhën shqipe. Trifunovic e ka përkthyer si ka mundur duket me google translate, por mesazhi është dhënë qartë aq sa lajmin e kanë përcjellë si skandaloz edhe mediat ruse.
Ndjekësit e kanë dënuar qëndrimin e aktorit të njohur, që njihet për të tilla ofendime brutale ndaj figurave politike.
Pas këtij mesazhi, aktovi e ka vazhduar ironinë e hidhur duke publikuar në Twitter edhe videon e momentit kur Policia e Kosovës hyn në mbledhjen e Gjuriç për ta arrestuar.
“Në rast se e keni humbur pa parë, ta da da daaaaam” ka ftuar me zhurmën e daulleve aktori, ndjekësit në Twitter, që ta shohin videon, shoqëruar me mimikën e një fytyre sikur ka ndodhur katastrofa.