-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Manjani i përgjigjet Ministrisë për LGBT: Nuk do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!

Më të lexuarat

Vijon debati në lidhje me futjen në shkolla të diskutimeve për komunitetin LGBT. Pas reagimit të Ministrisë së Arsimit, që shprehej se kjo ishte bërë për shmangien e steriotipeve, ka reaguar sërish dhe ish-ministri Ylli Manjani.

Manjani shkruan se që të mos krijojmë steriotipe duhet të ndalojmë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla.

Ai thotë më tej se janë “të veçantët” që nxisin krijimin e steriotipeve. Ndaj nëse e duam shkollën pa steriotipe, duhet hequr shkaku.

Reagimi i plotë i Manjanit:

E papranueshme!

“Të mos krijojmë Steriotipe”- thotë Ministrja e Arsimit.

Shumë dakort jam! Të mos i lejojmë të krijohen, në asnjë shkollë!

Ti ndalojë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla!

Janë këto “të veçantët” që nxisin krijimin e steriotipeve! Ndaj nëse e duam shkollën pa steriotipe, duhet hequr shkaku!

Në shkollë mësohet Matematika; Fizika; Kimia; Biologjia; Historia; Letersia; Gjuha e shkruar dhe e folur. Mesohet shkenca dhe përçohet dija.

Pasi të kenë mbaruar me këto, le ti lëmë të lirë të rinjtë të shijojnë në privatësi seksin, si e ku të duan!

Duhet vetëm të sigurohemi që të kenë me vete një preservativ. Pjesën tjetër e dinë vetë ata.

Ç’nevojë ka për propagandë?! Aq më tepër propagandë për seks pervers?!!

Shkolla duhet ti edukojë të rinjtë me dijen dhe me qytetarinë! Vetëm me dije do bëjmë qytetarë të mirë.

Dija është armiku i propagandës! Kjo e fundit i bën njerëzit gjithë jetën të jetojnë si steriotipa!

E përsëris këshillën për të rinjtë:

Refuzoni çdo takim, bisedë apo debat, mbi çështje të tilla në mjediset e shkollës!

Shkolla nuk ka asnjë punë me orentimin seksual!

Nuk do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit