7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Erdogan: Pas Afrinit vijon Idlibi dhe Munbixhi

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se pas operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin do të pasojnë edhe rajoni i Idlibit dhe Munbixhit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Çështja nuk do të përfundojë me Afrinin. Pasojnë Idlibi dhe Munbixhi. Me lejen e Zotit, do të vazhdojmë rrugën derisa e drejta të mbizotërojë edhe atje”, tha Erdoğan para qytetarëve në Stamboll, përpara fillimit të një kongresi lokal të partisë së tij (AK Parti).

Presidenti rikujtoi bisedën e djeshme telefonike me homologun amerikan Donald Trump dhe atë me presidentin rus Vladimir Putin ditë më parë, në të cilat ai theksoi se ka biseduar edhe për operacionin “Dega e Ullirit”.

“Ne u kemi thënë atyre se nuk do të hedhim hap mbrapa. U kemi thënë se jemi pranë të shtypërve dhe se ky popull në të kaluarën ka hedhur hapa për të qenë pranë të shtypurve. Ne asnjëherë nuk kemi qenë në anën e mizorëve”, shtoi Erdoğan.

Ndryshe, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste nga Afrini.

Në kuadër të operacionit, më 18 mars, trupat turke dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane çliruan qendrën e qytetit të Afrinit – zona kryesore urbane në rajonin me po të njëjtin emër – nga terroristët e YPG/PKK-së.

Sipas Shtatmadhorisë së Turqisë, operacioni në Afrin ka synuar krijimin e sigurisë dhe stabilitetit përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe mbrojtjen e sirianëve nga mizoria dhe shtypja e terroristëve.

Erdoğan njoftoi se mbi 3.700 terroristë janë neutralizuar nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit