0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shefqet Krasniqi: Besoj Jeni Bindur të Gjithë se Jam i Pastër si Loti

Më të lexuarat

Në fjalën përfundimtare, i pandehuri tha se është i bindur dhe se nuk dyshon fare se prokurori dhe krejt stafi hetues që kanë punuar, shfletuar e dëgjuar ligjëratat e tij janë bindur se ai është i pastër si loti.

“Për tre vjet radhazi kanë kërkuar çdo fjalë timen dhe nuk kanë gjetur asgjë“, tha i akuzuari Krasniqi.

“Jam krenar për punën time dhe para këtii stafi kam thënë se ndihem krenar. Nuk ndihem aspak fajtor sepse nga koha kur është kërkuar me kapur pushkën e deri më sot kam kontribuuar ndaj vatanit e fesë andaj ju qëndroj pas”, theksoi ai.

“Për akuzat s’ia vlen të flitet për to sepse janë të pabaza”, shtoi Shefqet Krasniqi.

“Unë kam dalë i pari para të gjithëve se kam thanë se në Siri nuk e kem obligim me shku dhe nuk duhet me shku”, shtoi ai.

Në fjalën përfundimtare, avokati i Shefqet Krasniqit kërkoi nga Gjykata ta lirojë klientin e tij.

Ndërsa, prokurori kërkoi dënimin e Shefqet Krasniqit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit