3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Bombardimet ruse nuk kanë të ndalur, 16 fëmijë vriten në një shkollë të Gutas në Siri

Më të lexuarat

Të paktën 16 fëmijë dhe katër gra janë vrarë kur një shkollë në Siri të Gutës lindore është bombarduar nga forcat qeveritare, thanë aktivisitët për “Al Jazeera”.

Sulmi në një shkollë që ishte strehim për fëmijët ka ndodhur në qytetin Irbin në mbrëmjen e së hënës.

Bombardimet në enklavën të kontrolluar nga rebelët kanë vrarë 32 njerëz të tjerë, shtuan aktivistët.

Zona, e cila ka qenë nën kontrollin e rebelëve që prej vitit 2013, është duke u sulmuar pamëshirshëm nga forcat ruse dhe forcat qeveritare, raporton “Al Jazeera”, transmeton Periskopi.

Sipas, Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shumë njerëz janë vrarë nga forcat qeveritare dhe aleati i saj kryesor Rusia. Aktivistët dhe vëzhguesit kanë thënë se numri i të vdekurve është më i lartë, sipas raportimeve ky numër arrin në 1, 400.

Një grup i rebelëve Jaish al-Islam ka nisur një kundërsulm këtë të hëne, njoftuan aktivistët.

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad ka përsëritur se 80% e enklavës kontrollohet nga forcat e tij besnike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit