Morali ne Lufte
A ka ndonje Paralel midis civilizimeve?
Menjehere mbasi Umar Ibn Abdul Azizi u zgjodh si Halif me 717 E.R, nje delegacion burrash nga Samarkandi (Uzbekistani) u takua me te dhe i shprehen se gjenerali i ushtrive islamike, Kutaibah, pa asnje shkak e kishte perqendruar ushtrine e tij ne mes te qytetit. Halif Umari i shkroi guvernatorit te Samarkandid se ai duhej te caktonte nje keshill i cili do te gjykonte dhe zgjidhte mosmarreveshjen midis Kuteibes dhe popullit te Samarkandit. Neqofte se vendimi i ketij keshilli do te ishte kunder udheheqesit te ushtrise dhe njerezve te tij do u kerkohej qe te largoheshin ata duhet ta benin kete menjehere. Guvernatori caktoi Jami’ ibn Hadhir Albajin si gjykates per ceshtjen. Mbasi ceshtja u shqyrtua, ai megjithese ishte dhe vete musliman arriti ne perfundimin se forcat muslimane duhej te kishin dhene ne fillim nje ultimatum per lufte, dhe duke u bazuar ne ligjin Islamik te luftes, ai duhej te kishte anulluar te gjithe marreveshjet me qytetin ne menyre qe populli i Samarkandit te pergatitej per lufte. “Sulmi i menjehershem mbi ta ishte i paligjshem”.
Kur populli i Samarkandit pane kete ngjarje, ata u binden se ky me te vertete ishte nje shembull mjaft i vecante ne historine e njerezimit… shteti e mbante Komandantin e Pergjithshem dhe ushtrine nen nje disipline kaq strikte dhe kontrol te plote, gjithmone duke u bazuar ne principet morale. Dhe duke konsideruar kete fakt ata vendosen se lufta kunder ketyre njerezve do te ishte e kote. Madje, ata vendosen ta konsideronin at si nje dhurate meshire dhe bekimi nga Zoti. Keshtu qe ata vendosen te jetonin me ushtrine Islamike ne Samarkand.
Vetem imagjinoni nje ushtri qe pushton nje qytet dhe futet brenda. Banoret e qytetit i ankohen qeverise fituese dhe gjykatesit e asaj qeverie marrin nje vendim kunder ushtrise fituese, dhe urdherojne qe ajo te dale jashte nga qyteti, duke thene se ata nuk mund te qendronin atje pa deshiren e popullit te atij qyteti. A munded qe te gjendet ndonje shembull i ngjashem nga historia e lashte apo moderne per ndonje lufte tjeter ku luftetaret u bindeshin aq thelle rregullave dhe kodit moral? Te pakten deri me sot me njohurine time, nuk ka asnje vend te botes qe ndonjehere te kete treguar kaq moral te forte.
* * *
Marreveshja e Dhimmiteve
Ushtrite Islamike pushtuan Damaskun, Hamsin dhe qytetet e tjera te Sirise, dhe ne baze te nje marreveshje ata caktuan nje shume takse per mbrojtjen e jetes dhe te pasurise te qytetareve si dhe mbrojtjen e vendit (634 e.r, dy vjet mbas Profetit Muhamed a.s.). Por me vone udheheqesit muslimane moren lajmin se Herakliu pati sjelle nje ushtri te madhe te cilen ai do ta versulte kunder muslimaneve. Keshtu qe ata vendosen te mblidhnin ushtrite e tyre te shperndara ne vise te ndryshme dhe t’i perqendronin ato ne nje pike ne menyre qe te perballonin hordhite e Herakliut te bashkuar. Pas ketij vendimi ushtrite muslimane filluan te largoheshin nga Hamsi, Damasku dhe qytetet e tjera. Halidi ne Hams, Abu Ubaidah ne Damask dhe gjenerale te tjere neper qytete te tjera iu drejtuan qytetareve ne kete menyre:
” Paraja qe u mblodh nga ju kishte per qellim vetem mbrojtjen e jeteve tuaja, pasurise, si dhe tokat tuaja nga sulmet e jashteme. Por ne iu kerkojme ndjese t’iu informojme se ne po largohemi nga qytetet tuaja dhe meqe nuk jemi ne gjendje me qe t’iu mbrojme, po u kthejme mbrapsht taksat e mbledhura ne mesin tuaj.”
Ne pergjigje te ketij mesazhi qytetaret thane:
” Zoti qofte me iu dhe iu sjellte mbrapa fitimtare. Udheheqeja juaj dhe drejtesia, barazia qe kini sjelle midis nesh na ka bere qe te jemi te lidhur shume me ju, qe ne kohen e romakeve te cilet megjithese kishin te njejten fe me ne, populli ka eksperienca te hidhura nga shtypja dhe tirania e tyre. Per Zotin! Neqoftese ata do te ishin ne pozicioni tuaj nuk do te na kthenin nje qindarke nga taksat e mbledhura nga ne. Por, do te rrembenin gjithshka tonen qe mund te gjenin ketu.”
Madje edhe ne kohen tone te quajtur te civilizuar ndodh po e njejta gje. Neqoftese nje ushtri duhet te largohet nga ndonje qender, ata asnjehere nuk lene atje ndonje gje qe armiku te mund ta shfrytezoje kunder tyre. Per Zotin! Ne qofte se une nuk do te besoja ne vlerat e larta, dhe nuk do te kisha besim ne suksesin e tyre apo si politikanet e kohes moderne e konsiderojne ate te domosdoshme per mbajtjen e moraleve dhe principeve te dominuara nga interesat politike, une do te kisha thene qe udheheqesit e ushtrive islamike i paten qendruar besnike ketyre vlerave vetem si rezultat ie paditurise dhe thjeshtesise. Por ne fakt ata ishin besimtare te vertete dhe nuk kishin qejf te thonin gjera te cilat nuk mund t’i vinin ne praktike.
* * *
Sheih-el-Islam Ibn Teimijah cliroi Hebrejte dhe Kristianet
Kur Tartaret bene nje sulm te rrufeshem kunder Sirise dhe moren shume burra nga muslimanet, hebrejte dhe kristianet si te burgosur, Sheih-el-Islam Ibn Teimijah foli me komandantin Tartar per clirimin e te burgosurve. Komandanti dha pelqimin per lirimin e te burgosurve muslimane por refuzoi ne rastin e hebrejve dhe kristianeve. Por Sheih-el-Islam Ibn Teimijah nuk u pajtua dhe nguli kembe per clirimin e te gjithe te burgosurve, te cilet tha ai, ishin dhimmiset (pagues te takses se mbrojtjes) ndaj shtetit islamik dhe po keshtu shteti ishte i detyruar ndaj tyre. Ata nuk mund te linin qofte edhe nje individ te burgosur edhe ne qofte se ai i perkiste nje feje te ndryshme me ta.
* * *
Trajtimi i ‘Heronjve’ Kristiane te Kryqezatave
Para se te fillojme, besoj se te gjithe e dine se cfare keta ‘heronj’ kristiane bene gjate kryqezatave. Gjate mesjetes (1095-1291) kur plasen keto luftra kunder arabeve, muslimanet i qendruan besnike cdo marreveshje ndersa ata gjithmone do te benin te kunderten. Muslimanet vazhdimisht i harronin te keqijat e kristianeve por ata gjithmone hakmerreshin. Ne ishim te kujdesshem per te shpetuar jete njerezish sa me teper te kishim mundesi por ata e derdhen gjakun deri ne gju. Dhe keta bisha te pameshirshme ndiheshin krenare nga keto krime dhe lumturoheshin ne kulm.
Kur keta heronj te kryqezatave ne kasaphanen e tyre te dyte arriten ne Ma’rah-el-No’man, banoret e qytetit u detyruan te dorezoheshin. Por para se te dorezonin qytetin ata kerkuan nga udheheqesit e ushtrive pushtuese te garantonin shpetimin e tyre dhe pasurive te tyre. Por ne te vertete cfare ndodhi ishte se me te hyre ne qytet keto bisha te egra kryen aq krime te merrshme saqe egersia e tyre do te dridhte edhe femijen ne djep. Disa historiane angleze te cilet morren pjese ne kete lufte kane permendur se numri i te therrurve ishte rreth nje qind mije shpirtra, te rrinj dhe te vjeter, burra dhe gra.
Mbas kesaj kriminelet vazhduan drejt Beit-el-Maqdis (Jerusalem) dhe pushtuan popullsine civile. Te bindur plotesisht se ata do te zhdukeshin, banoret e qytetit i bene nje lutje komandantit te pergjithshem te ushtrive pushtuese, Tankardit, per mbrojtjen e jeteve te tyre dhe pasurive. Ai u dha qytetareve nje flamur te bardhe i cili do te vendosej mbi xhamine Aksa dhe i keshilloi ata te futeshin ne ate parajse per shpetimin e tyre. Dhe atyre iu dha siguria se asgje nuk do iu ndodhte ne te gjitha aspektet… Por kur pushtuesit u futen ne qytet. Oh Zot! Cfare krimesh te shemtuara u bene ne kete qytet te shenjte!
Qytetaret e Beit-el-Makdisit u futen ne xhamine Aksa, ne te cilen ata varren flamurin qe iu dha nga Tankardi gjate marreveshjes. Kjo xhami e shenjte u mbush plot e perplot me pleq, gra e femije. Dhe pastaj ndodhi holokausti. Ata te cilet paten dhene fjalen per mbrojtjen e jetes se tyre dhe pasurive dhe iu dhane atyre flamurin e bardhe te paqes, u futen ne xhamine e shenjte dhe therren te gjithe ata pleq te pambrojtur, gra dhe femije si dele. Ky vend i shenjte faljeje u mbush me gjak njeriu i cili arrinte derri ne gjunjet e kasapeve. Pasi bene kete, ne baze te mendimit te tyre ata shenjteruan qytetin, duke e lare me gjak. Rruget e qytetit u mbushen me kafka njerezish. Kudo gjendeshin kembe te prera, organe te tjera si dhe trupa te deformuar pa ndonje njeri qe ti varroste apo qante. Burra te ushtrive muslimane kane thene se vetem ne xhamine Aksa u vrane shtadhjete mije njerez te cilet u therre, midis te cileve, pervec femijeve dhe grave, kishte dhe nje sere dijetaresh, njerez te ditur dhe te devotshem. Historianet angleze gjithashtu nuk i kane pergenjeshtruar keto fakte. Perkundrazi ata i permendin keto me krenari te madhe.
* * *
Zemergjeresia e Salahudin Ejubit
Nentedhjet vjet mbas kesaj kasaphane dhe gjakderdhje, Salaudin Ejubi pushtoi perseri Beit-el-Makdisin (Jeruzalemin). Atje ne ate kohe, jetonin rreth nje qind mije perendimore. Ngadhenjyesi iu dha atyre siguri te plote per jeten dhe pasurite e tyre, dhe iu mori shume pak para atyre te cilet kishin mundesi te paguanin, dhe i lejoi qe te linin qytetin. Po ashtu atyre iu dha nje kohe prej dyzet ditesh per ta leshuar qytetin. Ne kete menyre 84,000 qytetare u larguan nga qyteti plotesisht te siguruar, te cilet shkuan ne ‘Akka apo qytete te tjera tek miqte, kusherinjte dhe bashkebesimtaret e tyre. Nje numer i madh i tyre u perjashtuan nga pagesa e pengut, dhe vellai i Salahudinit, Malik Adil e pagoi kete cmim per dy mije vete nga xhepi i tij gje qe eshte e pamendueshme per nje pushtues ne ditet e sotme.
Po ashtu kur patriarku kristian kerkoi qe te largohej nga qyteti, Sulltani i dha leje. Ai kishte shume pasuri e cila ishte mbledhur nga kishat, sinagogat, sahraht, Aksane, dhe festat apo ceremonite e tjera fetare. Disa keshilltare e keshilluan Salahudinin qe ta konfiskonte kete pasuri, por Sulltani iu tha atyre qe ai nuk mund te shkelte fjalen qe kishte dhene. Ai i kerkoi ketij patriarku te njejten shume per te fituar lirine, sic u kishte kerkuar dhe njerezve te zakonshem. Por gjeja qe coi ne nje ngritje te dhjetefishte te nderit te tij dhe lavdise ne rastin e kapjes se Beit-el-Makdisit (Jeruzalemit), ishte menyra e trajtimit i prifterinjve kristiane. Ai u vuri atyre roja per t`i mbrojtur gjate ikjes. Shoqeruesit u keshilluan qe ti conin ata ne banimet kristiane te Saurit dhe Saides ne bashkebesimtaret e tyre ne siguri te plote. Dhe e gjithe kjo ne nje kohe kur e gjithe bota kristiane qendronte e armatosur deri ne dhembe kunder muslimaneve. A jeni te gjithe te sigurt qe po i lexoni keto gjera dhe nuk po enderroni? Por megjithate kjo nuk eshte e gjitha.
Pati shume gra te cilat paten paguar pengun, erdhen tek Sulltani dhe i treguan atij se burrat e tyre, baballaret dhe femijet ose u ishin vrare ne lufte ose ishin te kapur. Ato s’kishin asnje qe te kujdesej per to, apo ndonje vend ku te fusnin koken. Ato vetem qanin dhe dridheshin. Duke i pare ato me lot ne sy, Sulltani qe ishte shume i ndjeshem filloi te qante vete. Ai urdheroi qe mbasi te gjendeshin kush ishin burrat, baballaret apo femijet e ketyre grave te liroheshin menjehere. Keto gra gjithmone ne te ardhmen do ta lavderonin Sulltanin. Dhe me mbrapa kur te burgosurit u liruan, ata u lejuan te shkonin ne Saur, Akka dhe vende te tjera ku jetonin kristianet.
Tani le te shohim se si u trajtuan kristianet e ikur nga Beit-el-Makdis nga vellezrit e tyre ne qytetet me te aferta. Disa prej tyre shkuan ne Antiok po guvernatori i qytetit refuzoi qe t’i pranonte ne qytet. Dhe keshtu ata vazhduan te silleshin verdalle ne kerkim te nje strehe dhe ndihme, me se fundi ishin po muslimanet ata qe i shpetuan. Nje pjese e tyre shkoi ne Tripoli (Liban) i cili qeverisej nga latinet. Por edhe atje ata nuk u lejuan qe te futeshin, dhe madje i detyruan te largoheshin nga murret e qytetit pasi iu rrembyen ato pak pasuri qe u ishin lejuar te merrnin me vete nga muslimanet.
Trajtimi i mire nga ana e Salahudinit i kristianeve perendimore gjate kryqezatave ne pamje te pare duket si nje perralle. Neqoftese shkrimtaret perendimore nuk do te ishin habitur dhe vete nga natyra fisnike dhe morali i larte i ketij heroi te madh te Islamit, bota do te kishte gjetur mundesine qe te akuzonte historianet tane per ekzagjerim. Perendimoret vete permendin faktin se kur Salahudini mesoi per semundjen e Riçardit, gjeneralit te madh te kryqezatave, ai i dergoi atij doktorin e tij personal per trajtim dhe po ashtui dergoi fruta te cilat nuk gjendeshin kollaj ne ate kohe te vitit. Keto ndodhen kur krimet vazhdonin me furi te plote, dhe ushtrite e te dy aneve ishin perfshire ne nje beteje per jete a vdekje. Shkrimtaret perendimore po ashtu permendin se nje grua iu afrua kampit te Salahudinit, dhe duke bertitur dhe qare ajo iu ankua atij se femija e saj ishte rrembyer nga dy ushtare Abissinas. Vete Salahudini u prek dhe syte iu mbushen me lot nga gjendja e gruas, dhe pastaj caktoi nje oficer ushtarak per te kerkuar femijen i cili me vone pasi u gjet u shoqerua per tek e ema. Dhe pastaj ajo u shoqerua per ne strehen e saj me besen e tij. Dhe pastaj le te guxoje njeri dhe te thote qe keto prova nuk vertetojne se morali i shoqerise muslimane ne lidhje me luften nuk eshte njerezor.
* * *
Zemergjeresia e Sulltan Muhamed II
Kur Sultan Muhamed II pushtoi Konstandinopojen (1453) ai u fut ne katedralen e St. Sofise ku ishin mbledhur te gjithe prifterinjte per te shpetuar, i takoi ata me respekt te madh dhe i siguroi se ai do te mbeshteste personalisht cdo kerkese nga ana e tyre dhe se ata nuk kishin shkak pse te friksoheshin. Ata te cilet paten ardhur atje nga frika, te ishin te sigurt dhe te ktheheshin ne shtepite e tyre pa frike. Me vone Muhamedi II filloi te zgjidhte edhe problemet e kristianeve. Ai u dha atyre siguri se ata do te mund te ndiqnin ligjet e tyre, detyrimet fetare, dhe zakonet si dhe perdorimin e kishave. Por jo vetem kaq, ai i autorizoi prifterinjte qe te zgjidhnin vete patriarkun e tyre (Bishopin) te cilet zgjodhen Jenadeusin. Ne kete rast Sultani gjithashtu urdheroi festime te medhaja te cilat zakonisht ishin bere gjate qeverisjes se Bizantineve. Ai i tha patriarkut se ai do te ishte miku i tij ne te gjithe kohen dhe ne te gjitha vendet, dhe se ai do te kishte po ato te mira dhe privilegje te cilat kishin patur te gjithe parardhesit e tij. Mbas kesaj Sulltani i ofroi atij nje kale te bukur si dhurate dhe i keshilloi nje nga mbrojtesit e tij qe ta mbronte, dhe oficere te larte e shoqeruan ate per ne pallatin etij qe Sulltani pati ndertuar per te. Pastaj Sulltani shpalli se ai i pranonte ligjet e kishes ortodokse dhe se patriarku duhej ti mbronte ato. Te gjitha te mirat te cilat kishin nje rendesi arkeologjike dhe gjerat e tjera te braktisura dhe qe ishin marre nga njerezit gjate luftes, ai i bleu dhe ia u ktheu ato kishave dhe institucioneve te tjera.
Sulltan Muhamedi, ngadhenjimtari ia u dha kete trajtim Kristianeve megjithese nuk kishte asnje marreveshje midis tij dhe kristianeve ne kohen e pushtimit te Konstandinopojes, dhe per te cilen ai do te kishte detyrim qe t’i permbahej. Ky privilegj dhe ndihme u ofrua nga ai vetem per shkak te natyres se tij bamirese dhe dashamirese. Ishte pikerisht ky trajtim i mire i tij qe beri popullin e Konstandinopojes te ndjente se nen regjimin islamik ata do te jetonin ne paqe dhe liri madje dhe me mire se nen qeverite Bizantine.
* * *
Trajtimi i mire nga ana e Udheheqesve Osmane
Ngjashmerisht, udheheqesit osmane vazhduan me kete trajtim te mire te popujve kristiane ne tokat e pushtuara, per shembull ne Bullgari dhe ne Greqi, nje trajtim i tille atyre nuk u ishte bere madje as nga Evropa vete. Kete mund ta shohim ne faktin se ne Hungari dhe Transilvani ndjekesit e Kliffonit dhe kristianet e bashkuar te Transilvanise, ne vend qe te dorezonin veten e tyre sektit kristian te shtepise se Habsburgut, preferuan te jetonin ne autoritetin turk per nje kohe te gjate. (Habsburg ishte nje familje gjermane, qe e pati marre emrin nga Keshtjella e Habsburgut prane Aaranit ne Zvicer, te cileve u perkisnin Austria si dhe shume nga Perandoret e Shenjte Romake nga 1273 deri me 1918. Sektet protestante te Silezise kerkuan dhe fituan lirine fetare vetem gjate qeverisjes muslimane.
* * *
Trajtimi e Kristianeve Europiane nga Vellezerit e tyre
Ne kohen kur kur ky trajtim i mire dhe fisnik u behej kristianeve nen ligjin turk, paragjykimet fetare ishin ne kulmin e tyre. Qeveritaret qe kishin keto paragjykime tentonin te shtypnin cdo sekt fetar pervec te tyren. Dhe po ashtu te gjitha sektet fetare ishin ne lufte kunder njeri tjetrit, gjaku derdhej lirshem dhe nuk kishte siguri per jeten. Gjate shekullit te 17, patriarku i Antiokut, Makkarios, shkruan per tiranite e sekteve katolike romake te Polonise kunder sekteve ortodokse:
“Ne qajme hidhur humbjen e atyre mijera martireve te cilet u vrane nga katoliket romake te pashpirt dhe armiq te fese gjate dyzet apo pesedhjet vjeteve dhe numri i te cileve arrin rreth shtate dhjete mije. O ju tradhetare! Dhe o ju mekatare! O ju krijesa pa zemer! Une iu pyes kush ishte faji i murgeshave qe faleshin ne kisha. Pse iu vute atyre shpaten? Dhe si ishin duke bere mekate grate e tjera? Per cfare krimi femijet, virgjereshat dhe vajzat e vogla u rrembyen? Perse i vrate? Pse une nuk duhet t`i quaj ata shpirterat e denuar te Polonise kur ate kane vertetuar me veprat e tyre se jane me kriminele dhe te poshter se idhujtaret keqberes qe futnin krimin midis kristianeve. Duke shtypur kristianet ata punonin duke pasur ne mendje shkaterrimin kishen ortodokse nga faqja e dheut. Zoti me meshiren e Tij te pakrahasueshme mbrofte qeverine turke per te gjithe kohen, ata i dine detyrimet e tyre (xhizja), dhe nuk kane ndonje deshire te keqe kunder besimeve te tjera – qofshin ata kristiane, nazarene, hebrej apo Smaritane. Por Polaket e mallkuar nuk u mjaftuan vetem me taksat, me gjithe faktin se kristianet ishin shpirterisht te pergatitur t`u sherbenin atyre, por ata ia u dhane kristianet hebrejve kriminele, te cilet jane armiqte e kristianeve me zemer, dhe nuk lejuan kristianet qe te ndertonin qofte edhe nje kishe, dhe as nuk lane gjalle ndonje prift qe t’u mesonte atyre fene.”
* * *
Fanaticizmi i Kristianeve Vete kunder Kristianeve
Ne kundershtim me ate qe beri Sulltan Muhamedi II ne Konstandinopoje tani le te konsiderojme cfare europianet kristiane iu bene vellezerve te tyre, kristianeve ortodoks kur ata pushtuan Konstandinopojen me 1204 e.r. Per ta bere kete sa me te besueshem po permend nje fjalim te Papa Inoçentit III. Ai thote:
” Detyra e ndjekesve te Jezusit dhe mbeshtetesve te fese eshte qe te kthejne shpatat e tyre kunder armikut me te madh te kristianizmit (d.m.th. Islamit). Por eshte nje fatkeqesi e vertete qe ata derdhen gjakun e vete kristianeve, gje e cila u ishte ndaluar atyre nga feja. Por ata nuk e vune ujin ne zjarr per kete, dhe derdhen shume gjak. Ata nuk respektuan besimin, nuk bene dallim midis sekseve dhe moshes, ne kete gjaderdhje. Ata bene krime dhe perdhunime ne mes te dites. Murgeshat, nenat e femijve dhe virgjereshat mbeten pa asnje ndihme perpara ketyre maskarenjve te etur dhe bishave te kesaj ushtrie, te cilat mund te themi perpine cdo gje. Keta hajdute dhe mekatare nuk u mjaftuan vetem me vjedhjet e mbretit dhe te aristokrateve te tjere, po shkateruan, grabiten dhe rrafshuan edhe tokat dhe pasurite e tjera te kishave. Ata madje i cshenjteruan edhe kishat, duke u rrembyer atyre portretet e shenjta, kryqet dhe ikonat.”
Historiani i mirenjohur Çarl-Dale shkruan:
“Kjo ushtri, e dehur me fuqi, u fut ne katedralen e St. Sofise, shkaterroi librat e shenjta dhe shkeli me kembe portretet e martireve. Nje grua e korruptuar u ul ne karrigen e patriarkut, dhe filloi te kendonte me ze te larte. Te gjitha gjurmet e njohurise fetare u zhduken nga qyteti, dhe statujat e arta dhe te argjenda u shkaterruan per te marre materialin per berjen e monedhave te tyre te arte dhe te argjendit.”
Po ashtu edhe murgjerit te cilet i kishin pare me syte e tyre keto skena te dhimbshme e paten permbledhur keshtu evidencen e tyre:
“Fakti eshte se ndjekesit e Muhamedit asnjehere nuk i bene ketij qyteti ate trajtim i cili iu be nga murgjerit, dhe te devotet e Krishtit.”
Po. Pa dyshim muslimanet nuk bene asnje nga keto kur pushtuan kete qytet (Konstadinopojen), sic duket qarte nga sjellja e Sulltan Muhamed Fatih. Dhe muslimanet, per aq kohe sa ishin besimtare, nuk u lejohej qe te shfaqnin mendjelehtesi dhe te synonin madje t`u afroheshin gjerave te tilla te turpshme, sic u bene nga katolike romake, ndjekesit e Krishtit kunder ndjekesve te tjere te tij, te cilet paten hyre ne besimin ortodoks.
* * *
Trajtimi i Muslimaneve ne Andaluzi (Spanje)
Une nuk do te hyj ne detaje ne historine e ngadhenjimtareve muslimane ne Andaluzi (Spanje) dhe trajtimin e tyre te mire per pakicat e qytetit, sjelljen e dashur dhe konsideraten e madhe per ndjenjat e tyre, e cila nuk pati te krahasuar me trajtimin qe muslimanet paten ne duart e Spaniardeve, kur ata rimoren shtetin e fundit musliman, Granaden. Ata e bene te gjithe kete megjithese ekzistonte nje marreveshje me muslimanet e cila permblidhte rreth 60 kusht, per mbrojtjen e besimit te tyre, xhamive, nderit, dinjitetit dhe pasurive te tyre si dhe shume gjerave te tjera. Por ata nuk plotesuan asnje nga keto pika, dhe nuk mbajten pergjegjesine qe u takonte. Perkundrazi, ata vrane shume njerez te pafajshem dhe moren pasurite e tyre. Perseri brenda tridhjet vjeteve te renies se Granades, Evropa deklaroi me 1534 e.r. se te gjitha xhamite do te konvertoheshin ne kisha. Keshtu ne mund te kuptojme se vetem brenda kater vjeteve te kesaj deklarate muslimanet u fshine totalisht nga Spanja…. Kjo ishte ekzaktesisht se si e mbanin fjalen kristianet e Spanjes”…. dhe cfare u plotesua nga kerkesat e muslimaneve!
Permbledhur nga perkthimi anglisht i librit te Dr. Sibai “Min Rawa-i-Hazaratuna”