3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Të burgosurit shqiptarë të dytët në Itali, pas marokenëve

Më të lexuarat

Një ditë më parë gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Shqipërisë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj deklaroi se shqiptarët e dënuar në Europë përbëjnë një përqindje nga më të ultat ndër komunitetet e huaja.

Por në Itali e vërteta është ndryshe. Në statistikat e Ministrisë Italiane të Drejtësisë, shqiptarët e dënuar e në pritje të përfundimit të dënimit në burgjet italiane janë ndër më të shumtit në numër duke u renditur të dytët pas të burgosurve më shtetësi marokene.

Duke iu referuar të dhënave zyrtare të publikuara deri më 28 shkurt 2018 në Itali rezultojnë 2596 të burgosur shqiptarë, 20 prej të cilëve janë femra.

1578 janë të dënuar e mes të cilëve 12 gra, ndërsa 1015 janë të akuzuar në gjëndje arrestimi me burg ose të dënuar në shkallë të parë e të dytë të gjykimit e në pritje të përfundimit të procesit gjyqësore e mes tyre janë 8 femra.

Të burgosurit shqiptarë në Itali përbëjnë 13.1 % të numrit të përgjithshëm të të burgosurve me shtetësi të huaj duke u renditur pas të burgosurve nga Maroku që përbëjnë 18.6 % të tyre.

Numri i të burgosurve shqiptarë në Itali është në përqindje të barabartë me të burgosurit rumunë, por në një përqindje disa herë më të lartë në krahasim me numrin e përgjithshëm të emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Itali.

Deri më 2017 sipas Institutit Italian të statistikave në Itali janë rezidentë 448 407 mijë emigrantë shqiptarë që përbëjnë 8.8% të numrit të përgjitshëm të komunittit të huaj. Ndër ta 2596 janë të burgosur.

Ndërsa shtetasit rumunë rezidentë në Italia janë rreth 1 168 552 duke përbërë mbi 23.15% të numrit të përgjithshëm të emigrantëve. E ndër ta janë 2589 të burgosur.

Shumica e shqiptarëve të dënuar me burg janë të akuzuar për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni e grabitje.

Përqindja më e lartë e shqiptarëve të burgosur në Itali ndodhen në rajonin e Lombardisë në Veri të Italisë dhe në rajonin e Lazios.

Në Itali aktualsiht janë të burgosur dhe 89 shtetas kosovarë, njëra prej të cilëvë është grua.

/Ora News.tv=r

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit