5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Nga Moska në Rinas, 49-vjeçarit nga Izraeli i sekuestrohen 250 mijë euro

Më të lexuarat

Policia kufitare e Rinasit i ka sekuestruar 250.000 euro një shtetasi izraelit. Sipas bluve, 49-vjeçari së bashku me sasinë e parave kishte udhëtuar nga Moska në Shqipëri por nuk i kishte deklaruar në doganën shqiptare.

“Shërbimet e Policisë Kufitare ne hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues ne Izrael.Gjatë kontrollit në bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri, iu gjetën një sasi valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro” ben me dije policia.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprime të metejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

/Ora News

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit