3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Siri: Në janar pritet largimi i armëve kimike

Më të lexuarat

Armët kimike që ka Siria, mund të largohen në fund të janarit nga ky shtet, bënë të ditur ministri i jashtëm italian Emma Bonino, duke konfirmuar se Roma ka ofruar që ky armatim sirian të transportohet përmes një porti detar në Itali.

“Orari i përafërt duhet të jetë në pjesën e dytë të janarit”, tha Bonino duke shtuar se kjo pjesërisht varet edhe nga verifikimet teknike, të cilat detaje do të publikohen në ditët e ardhshme.
Fillimisht besohej se këto armë do të largoheshin nga Siria në fund të dhjetorit.
“Çështja kyçe këtu është se si të tejkalohet siguria, gjatë transportit rrugor nga Homs-i për në Latakia”, ka thënë Bonino, duke iu referuar qytetit portual nga i cili do të lartohen armët nga Siria.
Edhe shumë çështje të tjera mbeten për t’u sqaruar, sipas ministrit Bonino, i cili shton se në këtë mes pritet edhe konfirmimi nga anijet daneze dhe norvegjeze të cilat do të transportojnë dhe përcjellin këto komponenta kimike.
Përgjigje pritet edhe prej Kroacisë, e cila po ashtu ka ofruar që të përdoren portet e saja detare për këtë ndërmarrje. /Ind/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit