8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Mohamed Salah donacion prej 550 mijë euro një spitali në Egjipt

Më të lexuarat

Futbollisti i Liverpool-it, Mohamed Salah (25) ka donuar 500.000 paundë, apo 550.000 euro, për një spital fëmijësh në Egjipt, raporton Anadolu Agency (AA).

Futbollisti egjiptian spitalit të fëmijëve në Giza, në të cilin fëmijët kurohen nga kanceri, u ka donuar pajisje në vlerë prej gjysmë milion paundë që do të përdoren për transplantimin e palcës së kockave.

Zyrtari i pediatrisë egjiptiane, Mostafa Zamzam, përmes rrjeteve sociale konfirmoi se Salah ka donuar një shumë të madhe parash.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që futbollisti egjiptian të marrë pjesë në aksione humanitare dhe donacione që ndihmojnë të varfërit dhe të sëmurët.

Salah më parë në fshatin e tij të lindjes ka donuar para për ndërtimin e një fushe futbolli dhe një sallë sporti.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Salah një futbollistit të futur në borxhë i dhuroi 26.000 paundë për të shlyrë borxhet.

Të shtunën e kaluar personalisht lajmëroi familjen e një djaloshi egjiptian dhe u ofrua t’i paguajë kurimin të cilin familja nuk kishin mundësi ta bënin.

Salah këtë sezon për Liverpool-in ka shifra impresive, duke shënuar 32 gola në 38 ndeshje.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit