14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Përdhunoi një 29-vjeçare – Policia gjermane arreston kosovarin

Më të lexuarat

Policia e Gjermanisë ka arrestuar një 25-vjeçar nga Kosova, rezident ilegal në Gjermani, pasi e kapën duke abuzuar seksualisht ndaj një gruaje 29-vjeçare në Altstadt, qytezë në afërsi të Hamburgut.

Siç ka njoftuar Policia gjermane të hënën, gruaja kishte qenë qëndruar në një restorant së bashku me kosovarin, me të cilin ishin takuar spontanisht.

Sipas policisë, 25-vjeçari nga Kosova i kishte ofruar asaj transport me veturën e tij për ta dërguar në shtëpi. Por, gjatë rrugës, siç thotë policia, kosovari e kishte nxjerr jashtë veturës 29-vjeçaren dhe më pas e kishte futur në pjesën e prapme të veturës.

Një dëshmitar e kishte lajmëruar policinë dhe zyrtarët policorë kishin arritur në vendin e ngjarjes, në rrugën “Hamburger Hobstrasse”. Siç raporton mediumi “Hamburger Abendblatt”, 25-vjeçari nga Kosova kishte qenë duke abuzuar seksualisht me 29-vjeçaren, kur kishte mbërritur policia në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, 25-vjeçari është arrestuar. Ai është rezident ilegal në Gjermani.

Sipas mediumit “Hamburger Abendblatt”, Policia ka ngritur një kallëzim penal ndaj kosovarit edhe mbi dyshimin për qëndrim ilegal në Gjermani.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit