Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara janë shprehur të alarmuara pas lajmit se Koreja e Veriut ka ekzekutuar xhaxhain e liderit Kim Jong Un, për tradhti.
Jang Song Thaek, i cili konsiderohej si njeriu i dytë më i fuqishëm në shtetin komunist, është vrarë pas një gjyqi ushtarak.
Jang, këtë javë, është shkarkuar nga pozitat e tij zyrtare dhe është akuzuar për keqmenaxhim financiar, kumorë dhe abuzim me drogë.
Ministria e Unifikimit e Koresë së Jugut ka thënë se Seuli është i shqetësuar me zhvillimet në Veri dhe se është duke u konsultuar me aleatët e tij.
Në Uashington, Këshilli për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ekzekutimi, nëse konfirmohet, është një tjetër shembull i brutalitetit ekstrem të regjimit verikorean.kohaislame