8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

‘The Economist’: Bitcoin dhe rivalët e tij nuk ofrojnë asnjë strehë

Më të lexuarat

Bitcoin dhe rivalët e saj nuk ofrojnë asnjë strehë për t’u strukur në rast të një stuhie. Dhe janë pikërisht ato lëvizjet e kriptomovalutave që i bëjnë çmimet e aseteve të duken më të dobëta.

“Flluska më e madhe në historinë njerëzore po zhduket dalëngadalë”, shkroi me entuziazëm ekonomisti amerikan Nouriel Roubini, Pas një periudhe thuajse të artë gjatë vitit 2017, investitorëve të kriptomovalutave vazhdimisht u është kujtuar se çmimet e këtyre monedhave mund të bien në nivele shumë të ulëta.

Në mes të dhjetorit të 2017-së, çmimi i Bitcoin arriti afër 20 mijë dollarë, ndërsa nga 6 shkurti i këtij viti ai ra në 6 mijë dollarë.

Dhe Bitcoin nuk është kriptovaluta e vetme që ka pësuar rënie. Sipas të dhënave të CoinMarketCap, kapitali total i tregut të kriptomovalutave gjatë këtij viti ka shënuar një rënie me më shumë sesa gjysmma e totalit që ka disponuar, duke arritur në vlerën e nën 400 miliardë dollarëve.

Ndoshta akuzat më të rënda kanë qenë ato në lidhje me Tether, një kompani që nxori një kriptovalutë me të njëjtin emër. Kjo kriptovalutë i lejonte përdoruesit e saj që të lëvizin paratë përmes shkëmbimeve dhe kriptovalutave pa e konvertuar atë në para të gatshme. Teorikisht, secili Tether ka vlerë prej një dollari dhe kompania ka të holla të mjaftueshme për t’i shpaguar të gjithë përdoruesit e saj. Por kritikët pohojnë se kjo monedhë u krijua dhe mund të përdoret vetëm për të mbështetur Bitcoin. Ata thonë se sasi të mëdha të Tether-it janë lëshuar sa herë që çmimi Bitcoin ishte i ulët dhe thuhet se tregtohej për Bitcoin në Bitfinex. Nuk dihet ende nëse Tether ka 2.2 miliardë dollarë që ta mbështes monedhën e saj në qarkullim. Marrëdhënia e saj me auditorin duket se ka përfunduar në muajt e fundit.

Vetë kompania ka qenë e heshtur dhe e tërhequr. Të dyja si Tether ashtu edhe Bitfinex, të cilat mendohen se kanë të njëjtin drejtues, janë duke u hetuar në Amerikë. Nëse dyshimet mbi to do të vërtetohen, një hetim tjetër ndaj një kriptovalutës do të pasoj.

Javëve të fundit ka pasur lajme të këqija për kriptovalutat. Në Japoni, autoritetet bastisën zyrat e CoinCheck, një shkëmbim monedhash virtuale, pas vjedhjes prej 530 milionësh, duke shënuar njëherësh edhe vjedhjen më të madhe të kriptovalutave. Në Amerikë, rregullatorët mbyllën një Ofertë Fillestare të Monedhës’ (e cila mblodhi fonde duke shitur kriptovaluta) të Arise Bank, duke pretenduar për një mashtrim të investitorëve. Dhe BitConnect, një platformë që huazoi konsumatorët e kriptovalutave në këmbim të kthimeve mujore, u mbyll në mes të janarit pas akuzave se po drejtonte një skemë Ponzi. Në kulmin e saj, kjo kompani u vlerësua se kishte një kapital prej 2.5 miliardë dollarësh.

Bitcoin është “një kombinim ndërmjet një flluske, një skeme Ponzi dhe një fatkeqësie mjedisore”, thotë Agustín Carstens, kreu i Bankës i International Settlements, duke bërë thirrje për më shumë mbikëqyrje. Rregullatorët kinezë kanë ndaluar tregtimin e kriptovalutave si në platformat vendase ashtu edhe ato të huaja. Ministri i Financave në Indi ka premtuar se do të ndalojë përdorimin e tyre në aktivitete të paligjshme. Në Amerikë, krerët e Komisionit të Tregtimeve të Kontratave dhe Komisioni i Letrave me Vlerë ranë dakord mbi nevojën për të mbrojtur investitorët, megjithëse pa penguar inovacionin.

Bankat gjithashtu po tregohen të vëmendshme ndaj problemeve – nga humbjet e mundshme, veçanërisht në huadhënien e pasiguruar, ose nga rënia e rregullave kundër pastrimit të parave. Disa banka, duke përfshirë Citigroup dhe JPMorgan Chase në Amerikë dhe Lloyds në Britani, morën vendimin që i ndalon blerësit të blejnë kriptovaluta me kartat e tyre të kreditit.

Besimtarët e zjarrtë, të quajtur ndryshe edhe si ‘kripto të çmendurit’, udhëhequr nga Roubini, i shohin kufizime të tilla si një reagim tipik i projektuar për të përhapur frikë për një teknologji shkatërruese. Por disa prej kripto-përkrahësve më të moderuar, e pranojnë faktin se rregullat e ndryshme mund të jenë vërtet ndihmuese në këtë drejtim. Albert Wenger nga Union Square Ventures, shprehet se rregullat që do t’ua lehtësojnë punën investitorëve për të dalluar projektet e mira nga ato të këqija, do të duan një kohë të caktuar për t’u hartuar, por në fund të fundit duhet të mbështesin tregun. Dhe një siguri më e madhe rregulluese mund të bindë edhe investitorët konservatorë, që të bëhen pjesë e saj, argumenton Matthew Goetz nga BlockTower Capital, një firmë investimi. Në fund të fundit, shqetësimet rreth shkëmbimeve dhe mashtrimeve nuk janë aspak të reja. Bitcoin ka pësuar rënie prej 85 për qind nga 2013 në 2015, pasi Mt Gox, këmbimorja me e madhe e kriptovalutava të asaj periudhe u thye dhe u mbyll.

Megjithatë, çmimi në rënie, mund të ketë ndikuar duke frikësuar disa investitorë. Sarit Markovich nga Shkolla e Menaxhimit Kellogg në Universitetin Northwestern shprehet se shumë investitorë po blejnë kriptovaluta me pakicë, jo sepse bazohen në disa përllogaritje racionale, por nga frika e humbjes. Fakti që si tregjet e aksioneve ashtu edhe kriptomovalutat ranë në të njëjtën datë më 5 shkurt, mund të nxjerrë në pah një tjetër ide, atë që Bitcoin, një lloj ‘ari dixhital’, do të përfitonte nga një udhëtim drejt sigurisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit