Anëtarët e bordit të Manchester United u takuan me drejtuesit rivalë të Ligës Premier javën e kaluar dhe e pranuan privatisht që nuk janë të kënaqur që kanë nënshkruar me Alexis Sanchezin.
Kiliani kaloi në ‘Old Trafford’ si ndërrim kokë më kokë me Henrikh Mkhitaryanin i cili kaloi në anën tjetër.
Sanchez nuk ka arritur që ta tregojë vetën deri më tani, pasi ka shënuar vetëm një gol, në shtatë ndeshje, dhe paga e tij mbetet shumë e lartë.
Sipas spanjolles El Pais, drejtuesit e United kanë shprehur keqardhjen për blerjen e lojtarit në një darkë të mbajtur në Londër.
Alexis Sanchez nuk po arin ta tregojë vetën te Manchester United. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
Klubet ishin të pranishme në një mbledhje të mbajtur për të drejtat televizive.
Përveç dështimeve në fushë, klubi mendon se shpenzimi i tyre që përfshin një tarifë të madhe për të nënshkruar me të, pasi janë paguar edhe agjentët, ndërsa është larguar Mkhitaryan, mund të kishte qenë më e vogël nëse ishte blerë në verë.
Sanchez do të kishte kushtuar më pak atëherë, edhe pse do të kishte më shumë konkurrencë për një lojtar të ndjekur edhe nga Manchester City i Pep Guardiolas.
Sanchez duke e festuar golin e vetëm te Manchester United. (Photo by Alex Morton/Getty Images)
Së dyti, ardhja e Sanchez ka shkatërruar strukturën e pagave që klubi kishte më parë, pasi kiliani është tani larg më i paguari.
Zyrtarët e United gjithashtu mendojnë se qasja e Mourinho në treg është shumë e shkurtër dhe nuk mund të gjenerojë fitim.