Gjatë qëndrimit të saj në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Dua Lipa e ka vizituar xhaminë Sheikh Zayed.
Këngëtarja e famshme shqiptare ka mbajtur një koncert në kryeqytetin e EBA, ndërsa nuk e ka humbur rastin që ta vizitojë xhaminë e njohur.
(Foto: Instagram/Dua Lipa)
“Para koncertit tonë në Abu Dhabi, shkuam ta vizitojmë xhaminë më të bukur”.
(Foto: Instagram/Dua Lipa)
“Ishte një nder shumë i madh. Faleminderit”, ka shkruar këngëtarja në përshkrimin e disa fotografive të publikuara në Instagram.
Me këtë rast, 22-vjeçarja është dashur që të mbulohej për ta vizituar xhaminë dhe pikërisht këtë e ka bërë.
(Foto: Instagram/Dua Lipa)
Ndërsa në profilin e saj në Instagram, ku ndiqet nga më shumë se 7.5 milionë ndjekës, ka publikuar disa imazhe të bukura të xhamisë.
Sheikh Zayed është xhamia më e madhe në EBA dhe është vendi kryesor në Abu Dhabi për faljen e xhumave dhe namazit të Bajramit, gjatë të cilit mblidhen rreth 41 mijë njerëz.