Emisioni BOOM ka sjellë një dëshmi tronditëse të një fermeri për produktet bujqësore që ne hamë. Ai pohon me gojën e tij se domateve dhe kastravecëve i bëjnë hormone ose i lyejnë me kompresor në mënyrë që produkti të rritet dhe të piqet shpejt. Ai thotë se brenda 24 orëve domatja skuqet dhe shkon direkt për konsumim.
Fermeri: Trangujt, ne e tresim urenë atje dhe hedhim në darkë dhe të nesërmen mbrëma ne e vjelim. Spinaqin nuk e ha dot, ku kemi më kontroll ne. Ne e pjekim me zor domaten. Pse pak po vdesim ne!
Gazetarja: Janë të shtrenjta këto helme për domaten?
Fermeri: Pa të shtrenjta por ja vlen, se nuk e pjek dot ti.
Gazetarja: Ajo domatja që i hedhin këtu hormone…
Fermeri: Është keq edhe kjo që lyen kokrra, është tjetër ajo me hormone. I kapim kokërr më kokërr dhe i bëjmë me petrogaz
Gazetarja: Po nga ministria e Bujqësisë nuk vijnë ekspertë?
Fermeri: Po ku janë? Mua nuk më ka ardhur njeri te sera
Gazetarja: Po domatja sa kohë bëhet kur i hedh këtë hormonin?
Fermeri: Brenda 24 orëve skuqet e gjitha. Kur e pret domaten ti jashtë është e kuqe, brenda është me fara të bardha
Gazetarja: Po si ta dalloj?
Fermeri: Hape, po ti këtë farat jeshile mos e merr.