3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Hamburgu pëson humbjen e dhjetë rresht, tifozët tentojnë të sulmojnë Mavrajn me shokë

Më të lexuarat

Hamburg është në krizë dhe kjo nuk përbën lajm, pasi nuk fiton prej dhjetë ndeshje radhazi.

Dje, ekipi ku luan edhe mbrojtësi shqiptar Mërgim Mavraj pësoi edhe humbjen e 200 në Bundesliga, ku pësoi humbje 2-1 kundër Bayer Leverkusenit.

Kjo ka bërë që skuadra të rrezikohet të bie në ligën e dytë gjermane, pasi që gjendet në vendin e parafundit të renditjes tabelore.

Situata ku ndodhet skuadra ka bërë që edhe tifozët të mos logjikojnë më, teksa para ndeshjes kishin shpalosur një banderolë kërcënuese për lojtarët.

Hamburg humbi sërish dhe durimi sosi. Pas vërshëllimës finale të gjyqtarit të ndeshjes Hamburg-Leverkusen, tifozët vendas tentojnë të hyjnë në fushë për të nxjerrë inatin ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre.

Forcat e rendit ndalojnë mësymjen duke përdorur edhe qentë e policisë. 40 minuta pas kësaj, tifozët e Hamburg nuk u dorëzuan, por tentuan edhe një herë të sulmonin lojtarët e ekipit të tyre.

Këtë herë, tifozët e irrituar tentuan të hynin në korridoret e brendshme të stadiumit, përmes një platforme të impiantit. Por, përsëri pa sukses, për fat, sepse edhe një herë, forcat e rendit ndërhynë duke ndalur në kohë 60 tifozët e Hamburgut.

Javën e ardhshme, Hamburgu i Mërgim Mavrajt do të luajë derbin e veriut ndaj Werder Bremenit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit