15.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Pasuria e Messit është 276 milionë euro, ndërsa Ronaldo mbetet futbollisti që përfiton më së shumti

Më të lexuarat

Lionel Messi, së bashku me Cristiano Ronaldon, konsiderohen si lojtarët më të mirë të futbollit bashkëkohor.

Duke debutuar shumë i ri si futbollist, ai ka fituar shumë çmime individuale dhe trofe ekipore përgjatë karrierës së tij jashtëzakonisht të suksesshme.

Ngjashëm si sportistët tjerë, edhe superylli i Barcelonës ka fituar pasuri të madhe, si nga paga ashtu edhe nga reklamat dhe investimet e ndryshme.

Sipas Celebrity Net Worth, Lionel Messi ka një pasuri prej afro 340 milionë dollarësh (276 milionë euro). Paga e tij aktuale është 44.68 milionë dollarë (36 milionë euro).

 

Argjentinasi merr një pagë të majme nga Barcelona prej se nënshkroi vazhdimin e kontratës, në nëntor të vitit 2017 që besohet të jetë 36 milionë euro në vit.

Krahas rrogës, 30-vjeçari përfiton shuma të mëdha parash edhe nga marrëveshjet reklamuese me brende, si Adidas, Pepsi, Dolce & Gabbana dhe Air Europa. Njëherësh ai ka bërë shumë investime në Argjentina dhe nga aksionet e tij atje e rrit akoma më shumë pasurinë.

 

Por superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, është aktualisht lojtari më i paguar në botë (duke përfshirë rrogën te klubi dhe fitimet tjera) me përfitime prej 93 milionë dollarësh (75.4 milionë euro) gjatë vitit 2017.

Messi është aktualisht futbollisti i dytë më i paguar me përfitime prej 80 milionë dollarësh në vitin 2017 (65 milionë euro) që ndiqet nga Neymar me 37 milionë dollarë përfitime (30 milionë euro)./tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit