I rritur nga nëna e Krishter, Arnaldo, tash Jusuf, ishte një i ri në Havana që po shijonte kënaqësitë e jetës duke besuar në superioritetin dhe madhështinë e Zotit që ka krijuar botën.
Kubanezi i ri e gjeti Islamin në mënyrë aksidentale, pasi pa një Musliman që po kalonte nga dera e tij për të shkuar në shtëpinë e vet.
Arnaldo u ngrit shpejtë dhe e pyeti: “Pse je veshur kështu? Çfarë feje je ti?”
Ditën e ardhshme, e Premte, ai ishte tek xhamia Abdallah, që gjendet në Havanën e Vjetër, ku ligjëruesi fliste për jetën në Islam dhe ai aty kuptoji disa gjëra me rëndësi.
“Më morri disa javë për tu konvertuar. Gjatë asaj kohe, e kuptova se dua të bëhem Musliman” u shpreh ai.
“Ditën e parë të namazit të Xhumasë, shkova në shtëpi dhe i thash nënës time se unë mund ta ha mishin e derrit. Gjëja e vetme që ajo më tha mua ishte se ajo nuk mund ta besonte se unë jam bërë terrorist.”
Kuba është vend me shumicë Katolike, ku 85% e popullit ndjek Krishterimin, përcjell KohaIslame.com
Popullata muslimane po rritet, ku janë disa dhjetëra, duke bërë 0.1% të popullatës së përgjithshme.
Konvertimi i tij në Islam, tash gruas së tij, ky çiftë është nga paktët Musliman që jetojn në kryeqytetin Kubanez në Havana.
Tash, Muslimani i ri thotë se ai kënaqet me qetësinë që i ka dhënë Islami.
“Qetësi e paqe vlla. Paqe. Dhe duke qenë i ri, ky është një bekim” thotë ai./KohaIslame.com/