5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Roli i Vatikanit në konvertimin e shqiptarëve të Kosovës

Më të lexuarat

Pavarësisht se pjesa më e madhe e shqiptarëve të Kosovës është e besimit Islam, përsëri ky fakt nuk e ka ndalur Vatikanin dhe veglat e saj neo-jezuite të zbatojnë në Kosovë një fushatë konvertimi në shkallë të gjërë.
Rroli drejtues i kësaj fushate konvertimi, i është dhënë pikërisht bishopit jezuit Dodë Gjergjit që është shprehur se: “Muslimanët e Kosovës kanë nevojë për një pagëzim kulturor në katolicizëm dhe në këtë drejtim po bëhet gjthçka”.
Ideja e “pagëzimit kulturor” është shfaqur hapur edhe në një mbledhje të zyrtarëve të lartë të Partive Evropiane Demokratike në Bruksel, ku jesuiti Dodë Gjergji shfaqi hapur idetë e tij për konvertimin e shqiptarëve të Kosovës në katolicizëm me preteksin e kthimit të tyre në origjinë. “Tani që Kosova është duke kërkuar me kembengulje anëtaresimin në Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e Vatikanit kundër Sërbisë, atëherë është tamam koha të punohet që shqiptarët të konvertohen në katolicizëm”. Kështu ishte shprehur jesuiti Dodë Gjergji në këtë mbledhje ku kishin marrë pjesë të gjithë drejtuesit kryesor të Partive Demokratike Evropiane që i dhanë një mbështetje të fuqishme në misionin e tij.

 

Mbas luftës së Kosovës, komuniteti i vogël katolik në Kosovë, është kthyer në një forcë kryesore dhe Bishopi Dodë Gjergji ka përqëndruar të gjitha fuqitë e tij në ngritjen e një Katedraleje Katolike në Prishtinë dhe për realizimin e këtij qëllimi ka marrë edhe mbështetjen e fuqishme të Presidentit Kosovar Fatmir Sejdiu. Sipas Raportit Kosova e Re, ngritja e kësaj Katedrale Katolike në Prishtinë, është vlerësuar si një simbol i Vatikanit në “konvertimin kulturor” të shqipëtarëve të Kosovës. Kurse jesuiti Dodë Gjergji është shprehur se “Vatikani është shumë me ndikim në provincën e Kosovës dhe jo vetëm në mesin e katolikëve”. Më parë, Bishopi Dodë Gjergji, ka qenë Bishop i Lezhës, por me urdhër te Papës Benedik është transferuar në Prishtinë dhe ky transferim ka ardhur menjëherë pas takimit të ish Presidentit Sejdiu me Papën Benedik. Sipas autorit te këtij artikullit, Vatikani ka afruar një mbështetje simbolike për Kosovën, duke u takuar me të gjithë presidentët kosovar, por ka vënë Bishopin Dodë Gjergjin të mbjellë farën e “pagëzimit kulturor” në gjithë Kosovën”.

 

Kurse konkluzioni perfundimtar i autorit është ky: “Tani që Bashkimi Evropian po anekson përfundimisht Ballkanin, Kisha Katolike po punon që Kosova të bëhet pjesë e këtij bashkimi, por me një “pashaport” evropiane katolike.
Sigurisht që kjo ndërmarrje e konvertimit të shqiptarëve në katolicizëm, do ti duhet më shumë se “mbjellia e farës” dhe Vatikani po punon shumë në një zonë muslimane, por megjithatë ka filluar të punon. Sa më shumë të punon Vatikani në këtë drejtim, aq më shpejtë do të shtohen edhe konfrontimet fetare në Kosovë e Rajon”.

Siç e shikoni të gjitha ngjarjet që po ndodhin sot në Kosovë, po bëhen sipas planit të Luciferit të Vatikanit që po përpiqet me të gjitha format e pandershme të konverton shqiptarët në katolocizëm dhe për sa kohë që gjeneralët jezuit të Luciferit do të vazhdojnë të trazojnë shpirtrat e shqiptarëve, Kosova s’ka për të gjetur kurrë qetësi e prosperitet.

Përktheu: Gezim Selmani

https://www.thetrumpet.com/4995-the-vatican-purposes-to-evangelize-kosovo

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit