10.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

10 mësime jete që më mësuan shefat e këqij

Më të lexuarat

*Liz Ryan (Forbes)

Ashtu si pjesa më e madhe e njerëzve, edhe unë kam punuar për disa drejtues të mrekullueshëm – dhe disa drejtues të këqij.

Kam punuar me njerëz të cilët më kanë dhënë mësime të rëndësishme në punë dhe jetë. Kam punuar me njerëz të cilët ma kanë bërë jetën të vështirë gjithashtu.

Më poshtë janë 10 mësime që i kam mësuar nga shefat e këqij.

Çdokush që takojmë në jetë mund të na mësojë diçka!

1. Të punoja për shefa të tmerrshëm më mësoi se nganjëherë ia vlen të këmbëngulësh në një situatë të vështirë për të arritur objektivat tuaja.

2.Të punoja për njerëz jokompetentë dhe të papërgjegjshëm më bëri të kuptoj që çdo ditë duhet të marr vendimet e mia etike. Vetëm se dikush të thotë: “Duhet të bësh atë që të them unë” – nuk do të thotë që do ta bësh me të vërtetë.

3.Të punoja për shefa të këqij më bëri të mësoj se, vetëm se dikush ka një titull pune, kualifikime e specializime të tjera – nuk e bën atë një njeri të mirë – apo një njeri inteligjent.

4.Të punoja me një shef të keq më mësoi dhjetëra gjëra që kurrë nuk duhet të bëja dhe t’i thosha kur u bëra vetë drejtues. Më bëri të ndjeshëm ndaj ndjenjës së presionit të punonjësve dhe pafuqisë së punonjësve kur dikush po i godet, por nuk dëshiron të dëgjojë opinionin e tyre.

5.Të punoja për një drejtues të rëndomtë më mësoi të gjej zërin tim dhe të flas kur kisha nevojë. Shefat e mi të këqij nuk ishin dëgjues të mirë, dhe gjithsesi nuk e donin mendimin tim. Të punoja për ta më mësoi se si të krijoj një argument në mënyrë që shefi im të mendonte që ishte ideja e tyre.

6.Të punoja për njerëz të vështirë më lejoi të shoh nga afër se si frika i bën keq gjykimit dhe vendimeve tona. Shefat e mi të këqij nuk ishin njerëz të këqij, ata thjesht kishin frikë. Ata kishin frikë se mos dështonin në punën e tyre. Ata kishin frikë ndaj çdo gjëje që u dukej si kërcënim ndaj autoritetit të tyre. Ndonjëherë edhe një person i ri mund ta trembë një drejtues të keq – ndoshta ju ka ndodhur edhe ju!

7.Të punoja me drejtues të këqij më mësoi që çdo përvojë në jetë është e vlefshme, si kur është e bukur dhe jo e tillë.

8.Të punoja me shefa të këqij më mësoi se marrëdhëniet njerëzore janë miliona herë më të rëndësishme se marrëdhëniet në biznes, të cilat bazohen mbi pushtetin. Kur punoja për një shef të keq – dhe gjithë të tjerët mendonin të njëjtën gjë për të – askush nuk e respektonte apo shqetësohej për ato çka thoshte ai – për rrjedhojë, drejtuesi tiranik ishte i destinuar të dështonte. Ata gjithnjë dështojnë. Në fund – fuqia e një skuadre është më e fortë se pushteti i vogël burokratik i autoritetit të drejtuesit – vetëm në rastin se punonjësit kanë besim te njëri-tjetri.

9.Të punoja me shefa të këqij më bëri të kuptoj se isha më e fortë se sa e mendoja.

10.Dhe në fund, të punoja me drejtues të frikësuar më mësoi shenjat e frikës në vendin e punës – të cilat janë kudo.

Frika është diçka fizike. Largon prej nesh aftësinë për të gjykuar në mënyrë të drejtë, humorin e mirë dhe aftësinë për të pasur marrëdhënie të shëndetshme. Është për të ardhur keq që shumë drejtues ecin në rrugën e frikës.

Ju mund të ndeshni një ose shumë shefa të këqij në një moment të caktuar. Mos lejoni që zemërimi i tyre të shndërrohet në mungesë vetëvlerësimi nga ana juaj. Ju thjesht po merrni disa leksione jete nga një person i padëshiruar.

Ju jeni duke mësuar mësime në jetë që do t’ju shërbejnë përgjithmonë – jo nga njeri i mençur – por nga një shef i keq.

Burimi: Monitor

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit