3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Detajet që nuk i dinit rreth Omer Muhtarit

Më të lexuarat

Babai i Omer Muhtarit vdiq deri sa ishte ende i vogël, ndaj Omeri u rrit jetim. Kur’anin e mësoi përmendësh në moshën nëntë vjeçare.

Omer Muhtari nuk është bërë hero dhe muxhahid i patrembur në pleqëri, siç besojnë disa, por ai i tillë ka qenë gjithë jetën e tij. Si i ri, ai kishte qenë në Çad për të luftuar kundër kolonialistëve francezë, të cilëve u kishte shkaktuar probleme dhe humbje të mëdha.

Omer Muhtari udhëtonte nëpër Afrikën Lindore dhe Shkretëtirën e Madhe për të ndërtuar xhami, për ta përhapur Islamin dhe t’ua mësonte muslimanëve fenë e tyre.
Pas pushtimit italian të vendit të tij, Libisë më 1911, luftëtari me përvojë Omer Muhtari u kthye në atdhe dhe luftoi kundër italianëve. Ai udhëhoqi 267 luftëtarë kundër tyre, duke bërë beteja të vogla, apo të mëdha dhe duke ngadhënjyer në çdo betejë, e duke u shkaktuar humbje të mëdha italianëve, kështu që qeveria italiane duhej të ndërrohej katër herë për shkak të humbjeve në Libi.

Italianët ia vranë gruan, fajësia e së cilës ishte vetëm se ajo ishte gruaja e “luanit të shkretëtirës”, Omer Muhtarit, ndërsa trupi i saj u dogj në tendën në të cilën ajo jetonte.

Omer Muhtari, gjatë kohës së xhihadit dhe betejave më të ashpra kundër pushtuesit italian, e lexonte të gjithë Kur’anin një herë në javë, ua mësoi fëmijëve, falte namaz nate, agjëronte të hënën dhe të enjten dhe flinte vetëm 5 orë në ditë.

Ushqimi të zakonshëm e kishte qumështin e dhive, hurmat dhe bukën, dhe në veçanti e pëlqente qullin e elbit me hurma që ia përgatiste gruaja e tij.

Italianët i ofruan shtëpi luksoze dhe pagë prej 5.000 funta italiane, dhe mundësinë që fëmijët t‘i dërgojë për shkollim në Itali, në këmbim të braktisjes së xhihadit dhe luftimit kundër italianëve, por ai atë e refuzoi kategorikisht.

Italianët e zunë Omerin pasi ishte rrëzuar nga kali dhe ishte lënduar rëndë. Forcat që e kapën përbëheshin kryesisht nga tradhtarë arabë dhe mercenarë nga Etiopia.

Italianë nuk e dinin se e kishin kapur Omer Muhtarin sepse nuk e kishin fotografinë e tij, por ata ishin informuar nga një tradhtar që më parë kishte qenë me Omer Muhtarin, para se Omeri ta organizonte rezistencën kundër ushtrisë okupuese italiane.

Kur italianët e sollën Omerin në vendin e ekzekutimit, poeti Ahmed Shevkiu po këndonte vargjet në të cilat po vajtonte vdekjen e Omer Muhtarit, që sipas tij, fjalët e Omerit e kanë pikëlluar edhe gjakatarin e tij, gjeneralin Graciani, i cili u përpoq ta bindte Omer Muhtarin që t’i urdhërojë pasuesit e tij të dorëzoheshin në këmbim të lirimit të tij.

Por fjalët e fundit të “luanit të shkretëtirës” dhe muxhahidit të famshëm Omer Muhtar përballë vrasësit Graciani kanë qenë:
“Ne nuk dorëzohemi.

Ne fitojmë ose vdesim.

Ky nuk është fundi.

Ju jeni të detyruar të luftoni edhe me brezin tonë të ardhshëm dhe ata që do t’i pasojnë.

Sa më përket mua, unë me siguri do ta mbijetoj ekzekutuesin tim”.

Përktheu: Lutfi Muaremi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit