Ghassan Refai është një i moshuar Palestinezë që ushqen macet dhe zogjtë e Xhamisë Al Aksa për 30 vjet me radhë.
Është i njohur si Ebu Hurejra, nofkë që do tët thotë “baba i maceve”. Macet dhe zogjtë e njohin atë dhe gjithnjë e ndjekin kur ai shfaqet.
Ai është inspiruar nga tradita e Profetit Muhamed sal-lAllahu alejhi we selem, i cili na ka mësuar që të jemi të sjellshëm dhe të përkujdesemi ndaj kafshëve. Ai vjen katër herë brenda javës nga fshati Arara, përcjell KohaIslame.
Por macet dhe zogjtë nuk janë të vetmet që ai përkujdeset. Bamirësia e tij po ashtu është edhe ndaj njerëzve. Ai mban me vete ëmbëlsira dhe sheqerka për fëmijët dhe çanta e tij është çdo herë me dhurata speciale për njerëzit që vijnë në xhaminë Al-Aksa kur ai është aty./KohaIslame.com/
https://www.youtube.com/watch?v=QtcWjbA5er8