-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Haziri: Mos u kompleksoni pse jeni muslimanë

Më të lexuarat

Kryetari i zgjedhur i Gjilanit Lutfi Haziri i cili gjatë fushatës është angazhuar për lejimin e shamive në shkolla, ka përsëritur qëndrimin e tij se askush nuk mund t’i ndalojë fëmijët të mos shkojnë në shkollë për shkak të shamisë.

Madje Haziri është treguar i ashpër me Presidenten e Kosovës Atifete Jahjagën, Ministrinë e Arsimit që kohë më parë kishin reaguar ndaj të tij duke thënë se po keqinterpretohet ligjin.

Ai ka shkuar edhe më larg duke thënë se disa duhet të bëhen operacion për ta hequr kompleksin e të qenit myslimanë.

“As Presidentja e as Ministria e Arsimit nuk mundet me thonë se vajzat nuk kanë obligim me shku në shkollë fillore. Shkollimi është i obligueshëm, e kam thënë se kom me shku …edhe s’guxon me i prek dikush, le ta provon nëse ka autoritet, Pse këta zotnitë që po thirren në ligj, pse nuk e nalin mësim besimin ne shkolla ortodokse” ka thënë Haziri në një intervistë në Rubikon.

“Disa njerëz te ne duhet të bëhen operacion nga kompleksi i të qenit mysliman … te ne shqiptarët e para është etnia, është kombi, është atdheu jonë dhe këtu nuk mund të bëjë askush dallim” ka shtuar ai.

Haziri ka marrë shembull familjen e tij kur ka folur për çështjen e shamisë.

“Nëna ime 45 vjet në Zvicër ka bajt shami pa problem” ka thënë ai.

Kreytari i Gjilanit ka treguar se shkon edhe në xhami

“Në xhuma jam shku gjithmonë, ajo është traditë e familjes time, nuk mund të ndahem nga familja” ka treguar ai.

/bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit