-2.4 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Konkurrentja myslimane e ‘Voice France’, Mennel Ibtissem tërhiqet për shkak të komenteve të saja rreth terrorizmit

Më të lexuarat

Edhe pse arriti popullaritet të madh dhe e mahniti publikun me interpretimin e këngës “Hallelujah” të Leonard Cohenit, në anglisht dhe arabisht, myslimania Mennel Ibtissem nga Franca, u tërhoq nga gara muzikore “The Voice”, duke qenë se në rrjetet sociale ishte ekspozuar ndaj kritikave të shumta për komentet e mëparshme rreth terrorizmit.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se largohet nga spektakli për talentë, duke qenë se kanë pasur shumë ndikim tek ajo dhe e kanë shqetësuar ngjarjet e fundit.

your Mennel ishte ne qendër të kritikave dhe fjalëve raciste në rrjetet sociale, meqenëse në të kaluarën kishte thënë se dyshonte në natyrën terroriste të sulmeve në Nice që ndodhën në vitin 2016.

“Terroristët gjithmonë mbajnë me vete dokumente identifikimi. Është e vërtetë, kur planifikoni një vepër të keqe, asnjëherë nuk i harroni dokumentet”, kishte shkruar asokohe Ibtissem.

Po ashtu, pas vrasjes së një prifti në Francë, kishte shkruar se pushteti ishte terroristi i vërtetë.

“Nuk kam dashur asnjëherë ta ofendoj askënd”, ka thënë Mennel duke i falënderuar të gjithë ata që i kanë pranuar kërkimfaljet e mëparshme të saj.

Zëdhënësi i televizionit, TF1, që e emiton “The Voice”, ka thënë se situata është bërë e paqëndrueshme dhe shumë e tensionuar.

“Pavarësisht kërkimfaljes së saj të sinqertë, atmosfera është shumë e tensionuar. Shpresojmë që vendimi i saj do ta lehtësojë situatën”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit