Dy këngëtarë repi italianë, shumë të ndjekur në rrjetet sociale, janë arrestuar nga karabinierët si përgjegjës për masakrimin me thikë të 20-vjeçarit shqipar Aldi Shpijati, sulmues i Arcetana Calcio.
Të dielën e kaluar në mbrëmje, i riu u godit tri herë me thikë dhe iu nënshtrua një operacioni delikat, që për fat të mirë doli me sukses.
Karabinierët e Scandianos arrestuan dy repistët me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtjes. Në pranga janë vënë Yuri Margini, 20 vjeç, nga Castelnovo Monti, rezident në Viano, autor i goditjeve me thikë, arrestuar në Scandiano të enjten; tjetri është Emilio Finizio, 36 vjeç, me origjinë nga Sassuolo e rezident në Viano, arrestuar mbrëmë në Genova. Të dy do të jepnin një koncert sot në mbrëmje në Torino.
Shpijati u godit me thikë mbrëmjen e së dielës së shkuar në stacionin e trenit në Scandiano, pas një grindjeje për motive të dobëta me të arrestuarit. Shqiptari 20-vjeçar ndërhyri në mbrojtje të një shoku që i kishin vënë thikën në fyt.
Karabinierët gjetën armën e krimit, ende me njolla gjaku, ashtu si dhe rrobat e Marginit, të gjetura në banesën e tij.