-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

7 ARSYET përse nuk duhet të jesh i ‘burgosur’ nga mendimet e të tjerëve

Më të lexuarat

Një nga liritë më të mëdha është të mos të të interesojë se çfarë mendojnë të tjerët për ty. Ji vetvetja, ndiq zërin tënd të brendshëm. Mos prano zgjidhje vetëm sepse ke frikë se çfarë do të mendojnë të tjerët.

Mos i lejo mendjet e vogla të të bindin se ëndrrat e tua janë shumë të mëdha dhe të vështira për t’i arritur. Fillo sot, mjaft prite për aprovim. Ja përse duhet ta bësh këtë:

1. APROVIMI i dikujt është THJESHT një MENDIM.
– Asnjëherë mos e lër mendimin e dikujt tjetër të bëhet realiteti jot. Kurrë mos sakrifiko atë që je apo synon të bëhesh, vetëm sepse dikujt nuk i pëlqen apo nuk e beson. Duaje atë që ke përbrenda dhe vazhdo përpara. Askush nuk ka të drejtë dhe as ka mundesi të të bëjë të ndihesh i vogël, vetëm në qoftë se ia jep ti atë fuqi.

2. I VETMI mendim që duhet të të INTERESOJË është mendimi YT, është BESIMI te vetja.
– Në jetë, ajo që është shumë e vështirë dhe vërtet e mahnitshme është të heqësh dorë nga dëshira e të qënit perfekt në sytë e të tjerëve dhe të fillosh udhëtimin për të gjetur veten. Ndaj lere dashurinë për veten të rrjedhë lirshëm, dashuroje atë që beson. Sepse ajo që ti dashuron i jep drejtim ëndrrave të tua, ëndrrat drejtojnë veprimet dhe veprimet përcaktojnë fatin tuaj.

3. DISA njerëz NUK do ta japin kurrë MIRATIMIN e tyre.
– Mos i lejoni mendimet negative të të tjerëve të prishin qetësinë tuaj të brendshme. Ekzistojnë dy lloje njerëzish, ata që të marrin energjinë e fuqinë dhe ata që të japin energji dhe të mbështesin krijimtarinë qoftë edhe me një gjest të vogël, si një buzëqeshje. Shmangi tipin e parë të njerëzve. Bëhu ai që do të jesh. Në qoftë se nuk u pëlqen të tjerëve, leri (mos i kushto vëmendje). Jeta nuk është për të kënaqur të gjithë.

4. UDHËTIMI dhe PERSPEKTIVA e secilit në jetë janë KREJT të NDRYSHME.
– Mund të kërkosh mendim nga njerëz që beson, por vendimin duhet ta marresh vetë. Mos paragjyko njeri dhe mos prit të të kuptojë çdo njeri. Ajo që të ti ke brenda vetes e shikon vetëm ti. Mos ki frikë të ndjekësh pasionin, të eksplorosh, të mësosh dhe të rritesh. Hidhe hapin dhe vazhdo përpara. Kur je para një kryqëzimi zgjidh atë rrugë që do të të bëjë më të lumtur në të ardhmen.

5. Shpesh, PËRVOJA personale është e NEVOJSHME për ZHVILLIMIN personal.
– Disa mësime në jetë mund të kuptohen vetëm duke u përballur vetë me to. Të kuptosh gjërat duhet eksperiencë edhe njohuri. Eksperienca personale është më e fortë sesa mendimi subjektiv i tjetrit. Kjo eksperiencë të jep mundësinë të llogjikosh më mirë dhe të bësh hapat e duhura në drejtimin e duhur.

6. PARANDJENJA jote NUK ka nevojë për APROVIM.
– Intuita jote është thesar i akumuluar nga eksperienca, nga librat që ke lexuar, nga trajnimet që ke ndjekur, nga njerëzit që ke takuar. Kur bëhet fjalë për stërvitjen e botës së brendshme, duhet të provosh atë që do, të shkosh aty ku do dhe të ndjekësh parandjenjën tënde. Ji i hapur rreth ideve të të tjerëve, por mos i lejo të tjerët të vendosin një kafaz rreth ideve të tua. Në qoftë se e ndien si të drejtë, kape mundësinë.

7. JETA është shumë e SHKURTËR që të PRESËSH.
– Vepro, mbaje fjalën për hir të atyre që beson, mos u dorëzo, derisa sa të arrish të plotësosh dëshirat e tua. Dil jashtë zonës së rehatisë, ekzistojnë zgjidhje, mendo jashtë kornizave dhe këmbëngul përsëri, përsëri edhe përsëri. Përballu me frikën, me guxim dhe pasion, frika është normale, por jo arsye për të ndaluar.

– Hidhi një sy dhuratës që të është dhënë, që quhet jetë, gëzohu që e ke, shijoje, pasi mrekullitë po të shpalosen para syve.

ZGJIDH të jesh i LUMTUR, pa ARSYE, pa MIRATIM./Vasil Naci

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit