Një eksperiment televiziv në Britani zbuloi se të rinjtë e këtij vendi janë të paktën dhjetë herë më të avashtë se homologët e tyre nga Europa Lindore.
Sipas Daily Mail, të rinjtë u dërguan në një fermë për të mbledhur lakra, një punë që bëhet zakonisht nga emigrantët.
Por brenda një ore, britanikët e rinj nisën të ankohen.
Disa thoshin se u kanë ngrirë gishtat, të tjerët ankoheshin se u rridhnin hundët.
Një studente e Kembrixhit madje tha se duhet të ngrohte duart e akullta.
Pati edhe ankesa se nuk mund të vinin sot makijazh.
Pronari i fermës tha se ai punëson rreth 500 punëtorë, thuajse të gjithë nga Europa Lindore.