1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Siri: Kryeministri e viziton Iranin, para samitit në Gjenevë

Më të lexuarat

Kryeministri i Sirisë, Wael a-Halqi, ka arritur sot në Teheran për bisedime me liderët iranianë, para mbajtjes së konferencës ndërkombëtare për paqe në Gjenevë, që synon përfundimin e luftës civile në Siri.

Gjatë vizitës triditëshe, al-Halqi do të takohet me presidentin iranian, Hassan Rohani, me ministrin e jashtëm, Javad Zarif, dhe me shefin e Këshillit Suprem Kombëtar për Siguri, Ali Shamkhani.

Me të arritur në Teheran, al-Halqi tha se ai do të diskutoj për krizën në Siri dhe për çështje me interes për të dy palët, siç janë energjia, rryma elektrike, eksporti i nafëts, infrastruktura dhe shëndetësia.

Kjo vizitë po bëhet një ditë, pasi qeveria e Sirisë njoftoi se përfaqësuesit e saj do të marrin pjesë në konferencën e Gjenevës, më 22 janar të vitit të ardhshëm.

Irani është mbështetësi më i madh i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në rajon me gjithë krimet cnjerëzore që i ka bërë qeveria e tij.

Nuk është e qartë pjesëmarrja e Iranit në Gjenevë, pasi kryengritësit sirianë e kanë akuzuar Teheranin se e furnizon me armatim qeverinë e Sirisë./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit