3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Egjipt, ndërtohet katedralja më e madhe e Lindjes së Mesme, simbol i bashkëjetesës

Më të lexuarat

0 kilometra nga Kajro, po ndërtohet katedralja më e madhe e krishterë në Lindjen e Mesme, e dashur nga presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, si “simbol i bashkëjetesës”. Në kantierin e katedrales punojnë 3 mijë vetë, me tre turne. Natën e Krishtlindjes, që koptët e kremtuan ndërmjet 6 e 7 janarit, u përurua pjesa e parë e saj. Tani vijon puna me ritme të shpejta për ta plotësuar brenda Krishtlindjes së ardhshme. Punojnë të gjithë, inxhinjerë të krishterë e myslimanë, me ndihmën e ushtrisë, në zonën e ashtuquajtur “Kajro e re”, kryeqyteti i ardhshëm administrativ i Egjiptit, njofton Radio Vatikani.

Katedralja i kushtohet Lindjes së Krishtit dhe është e para me këtë emër në vend. Presidenti al-Sisi, mysliman ai vetë, deshi të merrte pjesë në meshën e kremtuar nga Patriarku Taëadros II për Krishtlindje, e cila u transmetua nga televizioni shtetëror. “Ju duam fort, gëzuar festën”: këto ishin fjalët e presidentit egjitpian për besimtarët koptë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit