3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Presidenti i Izraelit: paqja me palestinezët duhet arritur urgjentisht

Më të lexuarat

Presidenti zionist Shimon Peres deklaroi gjatë vizitës së tij në Meksikë se marrëveshja e paqja midis Izraelit dhe Palestinës duhet të përfundohet urgjentisht.
“Ne ramë dakord se për t’i dhënë fund konfliktit duhet të bazohemi në zgjidhjen e problemit të dy shteteve, dy shteteve për dy popuj. Paqja duhet arritur urgjentisht dhe një gjë e tillë është plotësisht e mundur”, – deklaroi ai në Mexico City, ku ndodhet aktualisht me një vizitë.
“Ne nuk kemi lindur për të qenë armiq, ne nuk kemi lindur për të qeverisur një popull tjetër, ne nuk kemi lindur për të zaptuar tokat e të tjerëve, ne kemi lindur për të jetuar në paqe”, – thuhet në deklaratën e Presidentit zionist, të bërë pas bisedimeve me homologun e tij meksikan Enrique Peña Nieto. Pavarësisht deklarimit të tij ai dhe bashkombasit e tij deri më tash i kanë bërë të kundërtat, kanë vrarë, masakruar, përdhunuar, burgosur, shprëngulur popullin e pafajshëm të Palestinës për gjysmë shekulli me radhë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit