2.2 C
Pristina
Saturday, November 30, 2024

Nxënësja sulmoi me thikë bashkëmoshataren në shkollë

Më të lexuarat

Në një shkollë të mesme në Jaragua të Brazilit, një nxënëse 15-vjeçare e ka qëlluar bashkëmoshataren disa herë me thikë në gjoks.

Mosmarrëveshja që kishin për një kohë të gjatë, ka bërë që njëra nxënëse të nxjerrë thikën e xhepit dhe të qëllojë rivalen, në mesin e shumë të pranishmëve.

Viktima, që ishte e pafuqishme të mbrohet, është shtrirë në dysheme derisa ka arritur autoambulanca, ndërsa sulmuesen e kanë mbajtur me forcë në një klasë për t’ia dorëzuar policisë.

Sulmuesja është dërguar në mbajtje, kurse viktima është trajtuar në spital, për tu lëshuar në kujdes shtëpiak.

Hetuesit po ndihmohen nga zyrtarët e shkollës, në përpjekje që të zbardhin detajet e mosmarrëveshjes.

https://youtu.be/Np41INCndGM

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit