0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buja, Grabovci e Asanaj akuzohen si politikanë mafioz

Më të lexuarat

Shukri Buja, Adem Grabovci dhe Dino Asanaj, akuzohen nga pronari i fermës “Adi” nga Lipjani, se po ia marrin pularinë.

Pronari i fermës, Adburrahman Konjufca, ka thënë se qëllimi i personave të apostrofuar ka qenë që fillimisht të përshpejtohet privatizimi i fermës së pulave për shumën 1 milion euro dhe më pas e njëjta firmë të shitet për 12 milionë euro, shkruan KosovaSot.
Sipas tij, këto para me pas do të ndaheshin në katër pjesë, nga 3 milion për çdonjërin përfitues.
Duke komentuar veprimet e dy të akuzuarve të tjerë nga AKP-ja, Naim Avdiu dhe Ekrem Ademi, Konjufca ka thënë se ata e kanë ndihmuar tërë këtë rast, duke ia marrë pularinë e komercializuar.
“Janë politikanë mafiozë bashkë me krimin politik dhe AKP-në që e vendosën juntën ushtarake në fermën time të pulave” u shpreh Konjufca.
Ndërkohë, politikanët e apostrofuar, kanë mohuar këto akuza, duke thënë se nuk është e ndershme nga Konjufca që të akuzojë persona pa asnjë argument se kanë t’ia marrin pularinë.
Edhe AKP-ja ka reaguar lidhur me këtë rast, duke thënë se ferma “Adi” ishte në shkelje të kushteve të kontratës dhe nuk i ka përmbushur kushtet e kontratës për investime./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit